E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bime: Tragjedia mësim i madh per ne

Gjirokastër- Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime,  ka “zënë mend”. Tani do të ushtrojë  kontroll mbi gjithë ndërtimet që janë bërë në këtë qytet pas viteve ’90-të. “Tragjedia ishte një mësim i madh për ne”, është shprehur Bime teksa ka lancuar komisionin më të ri për inspektimin e ndërtimeve. Janë 10 specialistë, punonjës të bashkisë që përbëjnë këtë grup pune.

Sot, 5 ditë pas shembjes së pallatit 5 katësh, ku humbën jetën 3 persona, Bashkia e Gjirokastrës, ka ngritur një grup pune që do të merret me kontrollit e gjithë godinave të reja që janë ngritur në këtë qytet. Kontrolli ka për qëllim nxjerrjen e konkluzioneve mbi gjendjen e ndërtimeve. Po kështu do të hapen dosjet e studimeve gjeologjike të tyre. Grupi i punës kryesohet nga nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Vangjel Muço.

Ndërkohë, 14 familjet që mbeten të pastreha nga tragjedia, vazhdojnë të qendrojnë në hotel. Sot në ndihmë të tyre, Kryqi i Kuq ka shpërndarë nga 17 mijë lekë si dhe disa pako me ushqime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›