Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale?
Pa dyshim, më shumë testosteron!. Burrat e kanë përdorur me kohë testosteronin për të rritur muskujt dhe libidon. Në vitin 2006 në Amerikë u lëshuan mbi 1,5 milion receta për testosteron tek gratë (nuk di sa janë lëshuar në Shqipëri)
Testosteroni zëvendësohet tek gratë në disa mënyra:
- injeksionet intramuskulare (përgjithësisht një në 2-3 javë),
- ngjitëse me testosteron si leukoplast
- testosteron gel
- material ngjitës (adeziv) që vendoset sipër dhëmbëve në gingivat.
- tableta nga goja.
Deri sot nuk ka prodhim farmaceutik të veçantë për disfunksionin seksual femëror.
Por testosteroni mund të ngrejë edhe disa rengje për gruan. Sot prodhimet dhe dozat e testosteronit, janë akoma ato që përdorin burrat. Një grua që do të marrë këto doza, mund të rrezikohet nga superdozimi, që shfaqet me këto efekte anësore: aknet, shfaqja e flokëve në trup (më shumë nën qafë sesa mbi qafë) dhe rënie e HDL (kolesteroli i mirë)
Ka dhe mënyra të tjera të përdorimit të testosteronit. Mund të jepet krem dhe xhel testosteroni, që përgatiten ne farmaci (me formula individuale). Formulat me testosteron mund të ndryshojnë përmbajtjen në vartësi të sasisë që do të absorbohet nga lëkura. Këtë e vendos doktori dhe farmacisti që përgatit këto preparate.
Flitet se një produkt që do të shërbejë për të mjekuar disfunksionin seksual femëror, mund të jetë në rrugën drejt tregut. Po kryen prova klinike për LibiGel. Ky është një xhel testosteroni që do të aplikohet direkt në lëkurë. Po qe se provat shkojnë mirë, preparati mund të jetë gati për treg nga fundi i vitit 2010.
Përtej Zëvendësimit Hormonal
Strategjitë e mjekimit të disfunksionit seksual femëror, shkojnë edhe më larg nga përdorimi, vetëm, i testosteronit. Gratë mund të rritin stimulimin duke përdorur teknikat e “distraksionit” (siç bëhet me muzikën që të sjell në formë emocionalisht), të përmirësojnë paralojën seksuale dhe teknikat që ndihmojnë të largohen dhimbjet. Të gjejnë dhe të përdorin pozicione të reja më të sigurta për seks. Masazhi seksual është një mënyrë që e relakson gruan dhe e sjellë atë në formë. Kur keni dhimbje gjatë seksit provoni banja të ngrohta përpara interkursës, përdorni lubrifikantë me shumicë, zgjateni sa më shumë paralojën seksuale dhe kërkoni nga partneri t’u lejojë ta drejtoni ju penetrimine tij vaginal.
Njohja e anatomisë dhe e funksionit seksual, ndihmon që të kapërcehet frika dhe shqetësimi për seksin. Këto janë dy faktorë të rëndësishëm, që çojnë, gjithashtu, në disfunksion seksual. Bisedat me partnerin janë një ide e mirë. Diskutoni dhe provoni pozicione të ndryshme për seks dhe gjeni më të mirin. Mund të përdorni materiale erotike. Komunikimi i mirë i pasuar nga një seks i mirë, do ta bëjë interkursësn më eksituese për ju të dy.
Për disa nga ne, seksi i rregullt është i domosdoshëm si frymëmarrja. Të tjerë nuk shqetësohen shumë kur ai prishet.
Ku e keni vendin juve në këtë spektrum të gjerë?
Kjo është një pyetje për të cilën, gjithkush, do ta gjejë përgjigjen tek vetia. Kjo ka të bëjë me pasionin që keni për seksin.