E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, 7 mbeten ne burg, 2 lirohen

Gjirokastër-Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të lirojë nga burgu 2 nga 9 të ndaluarit e tragjedisë së Gjirokastrës ku humbën jetën tre persona si pasojë e shembjës së një pallati. Nga seanca e sotme gjyqësore, Njazi Çobani, arkitekt i firmës “Arti sh.p.k” dhe Jani Ndriço, eskavatorist në këtë firmë kanë masë masën “detyrim paraqitje”. Burimet saktësojnë se këto dy persona u liruan pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për lënien e tyre në burg.

Gjatë ditës së sotme dhe të djeshme para trupit gjykues kanë dalë 9 personat e arrestuar si përgjegjës të tragjedisë. Shtatë prej të cilëve kanë marrë masë sigurie me burg. Ata janë Alfred Mamani, shef i Urbanistikës në bashki, Admir Shehajt, përgjegjes në Inspektoratin e Ndërtimit, Aferdita Papamihali, sekretare e KRRT-së, të tre të akuzuar për veprën penale "shpërdorim detyre". Po kështu në burg kanë mbetur edhe Thanas Llahana, inxhinier gjeolog, Luan Bufi, inxhinier ndërtimi i firmës, Sotiraq Janora, president dhe drejtues teknik i shoqërisë së ndërtimit "Arti sh.p.k”,Gjergji Meçe, inxhinier zbatues i firmës.

Ndërsa shteasi i vetëdorëzuar sot në polici, Aristotel Haxhi, bashkëpronar në firmën “Arti sh.p.k”. do të dalë të hënën para gjykatës, për masën e sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›