Universiteti i Mjekesise, Kule kerkon respektimin e ligjit te Arsimit
Rreth propozimit ne Keshillin e Arsimit te Larte dhe Shkences, per shkeputjen e Fakultetit te Mjekesise dhe kthimin e tij ne nje universitet, ka reaguar rektori i UT, Dhori Kule. Ai u shpreh se duhet te respektohet ligji i arsimit te larte ne cdo hallke te tij, dhe se propozime te tilla, nga KALSH, fillimisht duhet te kalojne ne senat. Kule u shpreh se tashme, universitetet duhet te integrohen brenda njerit-tjetrit, drejt standardeve qe kerkon Evropa. “Nga informacionet qe kam nga perfaqesuesit tane ne KALSH, ne kete konkluzion eshte arritur edhe atje, qe ky propozim i bere nga nje grup pune, nuk ka perfaqesuar fare komunitetin. S'ka as nga universiteti, as nga fakultetet perkatese, po eshte nje grup me administratore te Ministrise, te cilet si pengon kush te marrin iniciativa, po s’i lejon kush, qe keto iniciativa te marrin rruge te paligjshme", tha Dhori Kule, rektor i UT. Para dy ditesh ka reaguar edhe ish-rektori i UT-se, tashme dekan i fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj. Sipas tij, krijimi i nje universiteti te tille nuk eshte i domosdoshem, e mbi te gjitha cenon dhe ligjin e Arsimit te Larte, pasi nuk eshte marre mendimi i grupeve te interesit. Por Rrokaj thote, se nje shkeputje e fakulteteve nga UT, do te sillte dhe nje cenim te simbolit qe ka Universiteti i Tiranes. “Si senator i ketij Universiteti, po ju them se po na hiqet nje pjese e rendesishme, qe i jep dinjitet UT, pa pyetur dhe pa marre nje mendim te qarqeve akademike”, tha ai. “Une nuk di me cfare do te perfaqesohet Shqiperia si nje Universitet simbol, pas kesaj qe do te ndodhe”, ka perfunduar ish-rektori i UT-se.