E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditën mjekun në spitalin e Vlorës, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë goditur në mjek në spitalin e Vlorës.

Irfan Dalipaj 45 vjeç dhe Selim Nexhipi 25 vjeç janë arrestuar nga policia me akuzën për kanosje dhe goditje për shkak të detyrës.
 

Sipas informacioneve dy të arrestuarit e kanë goditur mjekun pasi pretendonin se ai nuk I kishte dhënë ndihmën mjekësore një fëmije 1 vjeç.
 

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›