Vrasja e 23-vjeçarit në Korçë, kapet autori i gjashtë

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin autorit të gjashtë të vrasjes së Oligert Krekës në fshatin Barç. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Gardjol Kanani i cili dyshohet se në bashkëpunim me 5 persona të tjerë kanë vrarë 23-vjeçarin Kreka dhe kanë plagosur 25-vjeçarin me inicialet S.Y.
Më herët policia ka arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Krekës 5 persona të cilët janë: Aldi Nazifi 22 vjeç, Ilia Zeneli 27 vjeç, Ismir Ravolli 22 vjeç Emiliano Nazifi dhe 16-vjeçari me inicialet M.Q.
Sipas policisë autorët, në gjendje të dehur, pas një debati të krijuar kanë goditur me mjete dhe sende të forta, në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit dy të rinjtë ku njëri prej tyre, konkretisht Oligert Kreka ndërroi jetë.
Sipas policisë ndaj personave të ndaluar, numri i të cilëve ka arritur në 6, rëndon vepra penale e "Vrasjes me dashje e kryer në kushtet e bashkëpunimit".