E Diel, 1 Nëntor 2026

Patos,18-vjeçari tenton të vetëhelmohet me fotoksinë

Një i ri ka tentuar t`i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja është shënuar vetëm pak caste më parë në Patos, ku shtetasi Vilson Sotaj 18 vjec, ka tentuar të vetëhelmohet me fotoksinë.

Sotaj është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e kanë cuar të riun në ndërmarrjen e këtij akti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›