Turqi, Erdogan pret Berishën: Shqipëria aleat strategjik në Ballkan
ANKARA - Në kuadër të vizitës së tij në Turqi, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan. Pas takimit dy kryeministrat dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, ku vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
ERDOGAN: SHQIPËRIA, ALEAT STRATEGJIK I TURQISE NË BALLKAN
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Berisha, Kryeministri turk Erdogan theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një ndër aleatët më strategjik të Turqisë në Ballkan. “Marrëdhëniet me Shqipërinë janë vëllazërore. Vendi i Shqipërisë në Ballkan është shumë i veçantë.”- u shpreh Erdogan.
Ndër të tjera, Kryeministri Erdogan theksoi se qeveria turke po punon për rritjen e investimeve në Shqipëri, të cilat pritet të kalojnë vlerën 1 miliard dollarë.
Shefi i qeverisë turke bëri të ditur se Shqipëria dhe Turqia nënshkruan sot dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diplomacisë, ndërsa vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Afganistan.
Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri turk përfitoi nga rasti për të uruar përzemërsisht shqiptarët për 100- vjetorin e pavarësisë.
BERISHA: SHQIPËRI-TURQI BASHKËPUNIM TË GJITHANSHËM
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan, shprehu “mirënjohje të thellë ndaj kombit turk për mbështetjen 100 vjecare që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar”, sic tha ai.
Berisha deklaroi më tej se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera ndërsa synohet që bashkëpunimi të jetë i gjithanshëm. “Kemi diskutuar si t’i nxisim marrëdhëniet tona më tej. Nga 2008 e deri më sot investimet turke janë rritur 9 herë, në të ardhmen objektiv të rriten edhe 90 herë më shumë”, tha ai.
Sot u firmosën dy marrëveshje të rëndësishme, të tjera presim të firmosim në vijomnë vijim, tha Berisha ndërsa foli për një bashkëpunim të shkëlyer në arsim, shëndertësi, rendin publik.
“Turqia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit në dekadat e fundit”, tha ai.
(vijon) Lidhje te tjera Berisha në Turqi, Gül: Mbështetje Shqipërise në gjithë fushat Berisha takon Kreun e Asamblesë se Madhe Kombëtare të Turqisë