E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditën policët, arrestohen katër persona

Pas ndërhyrjes së uniformave blu për normalizimin e situatës së krijuar në mjediset e lokalit, këta persona, pa asnjë lloj shkaku dhe sqarimi, kanë filluar të shajnë, ofendojnë e më pas kanë goditur punonjësit e policisë, si dhe kanë dëmtuar me gurë e mjete të tjera të forta një nga automjetet e saj.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se në pranga janë vënë sot  Ilir Lasku, 24 vjeç, Grand dhe Mark Frroku, 20 dhe 39 vjeç, si dhe Lekë Toma, 30 vjeç, lindur në Pukë dhe banues ne Tiranë.

Referuar burimeve, mësohet se në vendin e ngjarjes policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa gurë, shishe birre, si dhe sende të tjera që u përdorën nga personat e arrestuar ndaj punonjësve të Patrullës së Përgjithshme dhe automjetit të uniformave blu.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-18 21:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›