E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv shtyllave të tensionit, arrest me burg për autorët

Pas arrestimit të gjashtë autorëve të kësaj ngjarjeje tri ditë më parë dhe dokumentimit të ngjarjes, Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të shtunën masën e “arrestit me burg” për Besmir Luginën, 25 vjeç, Xhevahir Luginën, 23 vjeç, Aleksandër Bokën, Gazmir Dedajn, 22 vjeç, Mhill Thepin, 20 vjeç dhe Ernest Preçin, 47 vjeç, banorë të qarkut verior.

Referuar burimeve zyrtare mësohet se disa prej të arrestuarve akuzohen edhe për pjesëmarrje në veprimet e dhunshme të protestave të 21 janarit  të vitit 2011, pranë Kryeministrisë.

Ndërkohë që masa e “arrestit me burg” u mor sot edhe për shtetasit Agron dhe Dedë Thepi, 21 dhe 25 vjeç, Ndue Arra, 25 vjeç, Nikolin Pjetri, 25 vjeç, Pjetër Huba, 25 vjeç dhe Gjin Marku, 24 vjeç, të akuzuar për një sërë vjedhjesh të kryera në rrethin e Shkodrës dhe atë të Lezhës.
/Start/

                                                                                             2012-02-18 20:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›