KMSH, ndihma për familjet e izoluara në veri

Sot përfaqësues të KMSH-së ishin në Bulqizë dhe Peshkopi, zona në të cilat janë ndjerë më tepër efektet e kësaj situate delikate.
Falë organizimit të suksesshëm të medreseve në bashkëpunim të ngushtë me KMSH-në, janë grumbulluar sasi të konsiderueshme ndihmash dhe ushqimesh. Dy kamionë me ndihma me një vlerë prej 20 mijë eurosh i janë shpërndarë mbi 400 familjeve në qytet e fshatra.
Përfaqësuesit e medreseve dhe Komunitetit Mysliman janë pritur në Bulqizë nga prefekti i qarkut Dibër si dhe nga shefi i rendit Preng Kushta, të cilët i kanë falënderuar për këtë ndihmë të vyer në këto ditë të vështira. Më pas ata kanë shkuar edhe në komunën Zerqan, ku janë pritur nga kryetari Dëfrim Fiku si dhe në komunën Shupenzë.
Drejtori i fondacionit “SEMA”, Asim Budak, deklaroi për mediat lokale se këto ndihma vijnë nga medreseja e Cërrikut, Kavajës dhe Tiranës si dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ndërkohë që medresetë e tjera do të vazhdojnë shpërndarjen e ndihmave për zona të tjera në ditët në vazhdim.
Nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, duke shprehur keqardhje për këtë situatë të vështirë, ftoi për ndihmë ndaj banorëve të këtyre zonave. “Sot, më tepër se kurrë, është koha kur nga ne kërkohet që t’i kthejmë sytë nga këta banorë, me qëllim që t’ua zbusim dhimbjen dhe t’ua lehtësojmë hallet. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është angazhuar për të kontribuar me të gjitha mënyrat në interes të familjeve që vuajnë mungesën e kushteve elementare për jetesë, duke e parë këtë akt si një detyrë fetare e kombëtare”, tha z. Spahiu për mediat lokale.
Thirrjet për mbledhje ndihmash janë bërë në të gjitha xhamitë në shkallë vendi dhe shumë besimtarë kanë dhënë kontributin e tyre duke u bërë pjesë e kësaj fushate solidariteti e bamirësie.
Myftinitë e rretheve Shkodër, Pukë etj., kanë qenë të parat që janë angazhuar në këtë drejtim. Duke bashkërenduar punën e tyre me strukturat e pushtetit lokal dhe ekipet e shpëtimit, përfaqësuesit e KMSH-së kanë shkuar shtëpi më shtëpi për të shpërndarë ndihmat e grumbulluara.
/Start/
2012-02-18 22:54