Goditet Cosa Nostra në SHBA
Autoritetet amerikane njoftuan se kanë dhënë goditjen e fundit ndaj “mbetjeve” të organizatës mafioze italiane “Cosa Nostra”, në New York.
Në aksionin e ndërmarrë nga FBI dhe policia e New Yorkut u arrestuan 14 persona të dyshuar. Ata akuzohen për pjesëmarrje dhe drejtim të organizatave të armatosura kriminale, vrasje, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik lëndësh narkotike.
Mes të arrestuarve ndodhet edhe Daniel Marino, 69 vjeç, i dyshuar si koka e klanit mafioz dhe që akuzohet se personalisht ka kryer dy vrasje, ka njoftuar FBI.
Të arrestuarit pritet që të dalin shumë shpejtë para drejtësisë amerikane. Në mesin e të arrestuarve është edhe një femër. Të 14 personat rrezikojnë nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm.
12 prej të arrestuarve u kapën të martën në mëngjes, ndërsa një i dyshuar tjetër është arrestuar javën e kaluar.
“Siç po dëshmojnë edhe arrestimet e fundit, mafia ende nuk ka vdekur. Ajo është e gjallë dhe ende po shqelmon”, deklaroi prokurori Preet Bharara.
Marino akuzohet për vdekjen e Tomas Spinellit, ish-anëtar i klanit Gambino, i cili u vra në vitin 1989 dhe për vrasjen e Frank Hydellit në vitin 1998, i cili ishte nip i Marinos.