E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet grupi i 24 vjedhjeve

Në kuadër të operacionit policor “PLAZMA 2“ u bë e mundur goditja e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit  të tyre në fushën e vjedhjeve të lokaleve apo basteve sportive (euro –lloto).

Pas një marrjes në kohë dhe shkëmbimit të informacionit përmes strukturave u arrit identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar shtetasit Bajram Gjocaj, 47-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”, “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ”armëmbajtje pa leje dhe plagosje”, si dhe Agim Qokaj, 32-vjeç, banues Tiranë,  i dënuar më parë për vjedhje. Vjedhjet e këtyre shtetasve janë regjistruar gjatë tre muajve të fundit në zona të ndryshme të Tiranës, ku kanë vjedhur pajisjes të ndryshme lokale, qendrash lojëra fati, plazma televizorësh, etj.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan Televizorë të markës “LG” 42 polsh, 4 copë, Televizorë “ACUSTIK SOLUTION” 22 polsh, 2 copë, Aparat “PLAY STATION” 4  copë, Aparat  “DREAM BOX”, me mbishkrimin  “Dream Multiemedia” , Aparat Dixhital i markes  “HDMI” , doreza plastike të zeza, kapuça, leva, disqe, çelësa të ndryshëm, etj.

Aktualisht nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë intesivisht në drejtim të zbardhjes dhe dokumentimit të të tjera vjedhjeve të realizuara nga ky grup kriminal me këtë tendencë. /Start

                                                                                             2012-03-26 12:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›