Kukës, një bombol gazi shkrumbon një banesë

"Flakët e zjarrit përfshinë banesën e shtetasit Sulejman Demnushi, në orët e mbrëmjes së kaluar, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e banorëve të fshatit dhe zjarrfikëses, bëri që flakët e zjarrit të mos përhapen në banesa të tjera", thanë burime zyrtare të policisë lokale.
Pronari i banesës, Demnushi, tha "shkaku i zjarrit ka qenë një bombol gazi, e cila ndërsa ishte në punë duke zier gjellën për darkë është përmbysur, duke shkaktuar flakë të mëdha zjarri.Menjëherë, me ndihmën e bashkëfshatarëve, kemi bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit".
Ndërkohë, duke qenë se banesa është djegur thuajse krejtësisht familjarët janë strehuar përkohësisht te të afërmit. /Start/
2012-03-26 13:40