E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëvritet arkitekti 47-vjeçar

Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi Anol Dedja, 47-vjeç, i cili ka qëlluar me pistoletë veten brenda banesës, teksa aty nuk ndodhej asnjë nga familjarët.

Ai punonte i arkitekt i pavarur, teksa kohë më parë kishte punuar edhe pranë Bashkisë së Shkodrës. 47-vjeçari, babai i dy fëmijëve, njihej si person i rregullt në shoqëri.

Ekspertët e policisë dhe të Prokurorisë, të cilët janë në vendngjarje duke bërë hetimet e duhura. Deri tani nuk ka asnjë informacion rreth shkakut që mund ta ketë çuar viktimën të marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës së tij. /Start/

                                                                                             2012-03-26 16:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›