Merkel: Greqia duhet të mbahet në Eurozonë

Merkel tha se Gjermania do të bënte gjithçka mundet për ta mbajtur Greqinë në grupin 17-vendësh.
Ajo po ashtu qetësoi frikën për të tjera dorëzani për shtetet e Eurozonës duke thënë se mësimet e rëndësishme janë marrë.
Greqia së fundmi mori miratimin për një dorëzani të dytë prej 130 miliardë eurosh, e cila nuk do të lejojë falimentimin e vendit deri në vitin 2014.
Gjermani duhet të paguajë më shumë se çdo vend tjetër për këtë paketë ndihmash- çka ka shkaktuar zemërim tek shumë gjermanë.
Pavarësisht masave të ndërmarra, disa analistë thonë se Greqia mund të ketë nevojë për më shumë ndihmë.
E pyetur se si e shikonte të ardhmen e Greqisë, Merkel tha se “ajo ka dobësi të mëdha por po përpiqet t’i kalojë”. Grekët në vijimësi janë shprehur se dëshirojnë të qëndrojnë në Eurozonë, tha kancelarja gjermane, duke shtuar se dalja e Greqisë nga Eurozona do të shkaktonte problem të mëdha.
“Njerëzit anekënd botës do të pyesin”, cili do të jetë shteti i radhës që do ta braktisë euron”, tha Merkel./Start/F. P/
2012-03-26 11:23