Oketa: Largohem nga Grupi i PD, do jem në partinë e Topit

Gazmend Oketa
Sjellja politike në mbledhjet e grupit të PD, si mbledhjet e Byrosë Politike
Gazmend Oketa, deputeti i Durrësit në dy legjislatura, shkëputet zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PD-së. Ai do të jetë pjesë e partisë së re që do të krijohet brenda muajit mars. Në një intervistë në emisionin Tonight të gazetares Ilva Tare, ish-ministri dhe zv.kryeministri i demokratëve kritikon ashpër mbledhjet e Grupit demokrat, duke i krahasuar ato me mbledhjet e Byrosë së Partisë së Punës para viteve 90.
Ku shkoi idealizmi i studentëve të grevës së urisë?
Kur them që idealizmi ka rënë, nuk i referohem vetëm brezit tim. Mendoj se ka plot, qoftë nga brezi im apo edhe nga brezi i ri, por i referohem shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Fatkeqësisht sot, ndoshta nuk jemi të ulur në gjunjë ekonomikisht, por më duket sikur kemi humbur disa vlera morale. Nuk mendoj se një pjesë e mirë e asaj ëndrre që studentët e viteve 90 kishin në mendje, nuk është realizuar. Nuk e kam menduar kurrë se do vinte një moment pas më shumë se 20 vitesh kur Shqipëria do të ndodhej në një udhëkryq. Kemi dalë nga një palë zgjedhje të përgjithshme dhe Shqipëria zvarritet. Kemi ngelur peng i një debati të kotë, i një sistemi i cili është deformuar tërësisht dhe e kam tepër të vështirë të përcaktoj nëse po shkojmë drejt një demokracie apo drejt diçkaje tjetër.
Cili është debati i kotë, debati për zgjedhjet?
Sot jemi në vitin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Momentalisht ndodhemi në një krizë, në një debat që nuk prodhon asgjë për qytetarët, bëhet thjesht për luftë për pushtet. Kam menduar gjithmonë dhe kam tentuar që kontributin tim ta jap për të forcuar shtetin shqiptar. Kam menduar dhe mendoj se misioni i një force politike që vjen në pushtet nuk është për të forcuar pushtetin e saj, por për të forcuar shtetin. Misioni politik i çdo partie kur vjen në pushtet, nuk është të forcojnë pushtetin e tyre, të mbushin xhepat e tyre. Misioni është të forcojnë shtetin shqiptar.
E keni këtë edhe për PD-në?
Sot ndodhemi në një debat ku secila nga forcat politike hedh baltë mbi njëra-tjetrën. Ndodhemi në një situatë që e ka sjellë Shqipërinë në këtë pikë për shkak se dy liderët kryesorë në vend bënë një aleancë në prill 2008 dhe brenda një nate ndryshuan Kushtetutën. Këto ndryshime edhe unë i kam votuar, sepse isha pjesë e kabinetit qeverisës, jam konsultuar me shumë kolegë dhe për shkak të pozicionit, rekomandimi i tyre ishte që duhet ti votoja. Këto ndryshime kushtetuese kanë prishur gjithë balancat.
Mendimin tuaj që nuk ishit dakord e shprehët?
E kam shprehur mendimin tim. Të gjitha këto ndryshime kanë sjellë këtë situatë që i gjithë sistemi demokratik, balancat mes institucioneve të pavarura të prishen. Unë skam hyrë në politikë të merrem me jetën personale të kundërshtarëve politikë, apo të kolegëve të mi. Zyrtarisht unë jam deputet i grupit të PD-së, por të them të vërtetën u bë një kohë e gjatë që nuk i frekuentoj mbledhjet e Grupit Parlamentar. Së pari nuk dua të jem prezent në ato mbledhje ku më tepër sesa të flitet për çështje konkrete, merremi me njerëz që nuk janë prezentë në ato ambiente, sulmohen vend e pa vend institucionet e pavarura. Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen, i kam thënë sepse nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentarë siç bëhen sot për ish-mbledhjet e Byrosë Politike, nipërit e mi të më shohin të pranishëm aty. Këtë doja ta shmangia.
Po krahasoni kohën e Byrosë në diktaturë me mbledhjet e Grupit të PD, kanë ngjashmëri?
Unë po krahasoj sjelljet politike dhe thashë që një nga arsyet që smarr pjesë në atë mbledhje është fakti se personalisht i gjykoj. Më pas, është e drejtë apo e padrejtë ajo që po them, qytetarët shqiptarë kanë perceptimin e tyre. Pak a shumë kjo ndodh në këto mbledhje.
Prej sa kohësh nuk merrni pjesë në mbledhjet e Grupit të PD?
Në mos gaboj, që nga tetori.
Po tërhiqeni nga Grupi i PD?
De facto unë jam tërhequr nga Grupi i PD-së, duke mos marrë pjesë. De jure do të tërhiqem.
Çfarë do të thotë do tërhiqeni?
Do të thotë që nuk do të jem më pjesë e Grupit Parlamentar. Sigurisht unë e di se përse kam ardhur deputet në Kuvend. Jam zgjedhur në një zonë elektorale në Durrës. I jam mirënjohës qytetarëve shqiptarë, strukturave të PD-së që më kanë mbështetur, siç edhe ata më janë mirënjohës për kontributin tim që nga ditët e para të themelimit të partisë deri sot. Kam kandidiuar në 2005 në një zonë që kishte një rezultat negativ për PD, kam kandiduar përballë një ish-ministri të PS-së. Duke pasur këtë ndjenjë mirënjohjeje për demokratët e Durrësit dhe ata për kontributin tim, unë pavarësisht faktit se tërhiqem nga Grupi i PD-së, në respekt të qytetarëve që më kanë votuar, në asnjë rast vota ime nuk do të cenojë qeverinë aktuale. Në rast se do të ketë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, në asnjë rast vota ime nuk do të bashkohet me PS-në. Deri në fund të mandatit do respektoj vullnetin e votuesve. Nga ky moment unë do të orientohem drejt një force të re politike, e cila do të synojë të mbushë hapësirën e lënë bosh në të djathtën shqiptare. Të dyja partitë kryesore gjykoj se kanë humbur identitetin e tyre.
Vota juaj do të jetë për kandidatin e maxhorancës për Presidentin?
Ajo është një çështje për tu parë. Unë kam deklaruar se i qëndroj parimeve dhe prandaj po jap këtë sqarim. PD-ja është një forcë që është ndërtuar me kontributin e të gjithë anëtarëve të saj. Fatkeqësisht, perceptimi për këtë është deformuar.
Cili është gjykimi juaj për qeverisjen?
Kur kam pranuar në 2005 ftesën për të kandiduar, për tu bërë pjesë e një projekti që do ndryshonte faqen e Shqipërisë, kryesisht kam pasur disa arsye shumë të thjeshta dhe ndoshta mund të duket paradoksale, por këto arsye më bëjnë që sot të deklaroj ato që deklarova, që do të tërhiqem nga Grupi Parlamentar, për të garuar në 2013-n në një forcë tjetër politike. E deklaroj sot këtë punë, për të mbyllur çfarëdolloj hipoteze se mund të gjejnë gjuhën, apo mund të rregullohen. Personalisht më ka humbur shpresa për një funksionim normal të kësaj force politike. Kemi tre vjet që na refuzohet statusi i vendit kandidat, kemi tre vjet që qytetarët ndezin televizorin dhe shohin se si me kundërshtarët tanë politikë zihemi e grindemi për karrigen e pushtetit.
Çfarë ndodh kur ngrin marrëdhëniet me PD? Thonë se në këto raste Berisha të heq vështrimin…
As unë nuk e kuptoj këtë. Këtu nuk është çështje personale, nuk bëhet fjalë për hatërmbetje personale. Kam marrë vlerësimin maksimal dhe kam dhënë maksimumin tim dhe besoj se më njihet. Ky qëndrim i imi ka të bëjë qoftë me ëndrrën time të 20 viteve më parë dhe të 20 viteve më pas. Dua që fëmijët e mi të rriten në këtë vend, të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe këtë dua ta bëjnë edhe fëmijët e shqiptarëve të tjerë. Nuk kanë pse fëmijët e mi të jenë më të privilegjuar. Mendoj se shqiptarët nuk kanë më kohë për të pritur. Sot, pas 22 vjetësh, cikli politik i shumë politikanëve duhet të jetë një cikël i cili duhet të përfundojë. Familjet shqiptare kanë investuar shumë në shkollimin e shumë të rinjve brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe atyre duhet tu jepet mundësia pa kushte që të kontribuojnë, që kur të hyjnë në një forcë politike, të mos bëhen kopje të shëmtuara të kryetarit të asaj force politike. Është krijuar një perceptim se ka një rrugë fare të shkurtër për të bërë karrierë, të lexosh dhe të sulmosh disa institucione edhe kur ti nuk e ke bindje atë. Nëse ka një moment në karr