E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Bregdetit bllokohet nga dherat

Ende pa u prerë shiriti i rrugës së
Bregdetit, shirat e rrëmbyeshëm
të ditëve të fundit e kanë
vënë investimin e kryer në lotin e
parë të saj para një prove të vështirë.
Rrëshqitjet e dherave në disa
vende kanë bërë që ajo të bëhet
sërish rrugë njëkalimshe. Në zonën
e quajtur Volloder, në kilometra të
tëra, rruga është vënë në provën e
parë të cilësisë. Shirat e ditëve të
fundit kanë shkaktuar shembje
dhe rrëshqitje dherash e gurësh, të
cilat kanë sjellë ngushtim të saj.
Drejtuesit e automjeteve në gjithë
këtë aks ndjehen si në një rrugë
njëkalimshe, ashtu siç ka qenë para
kryerjes së investimit. Ata thanë se
kjo vjen për mungesë të cilësisë
dhe për mosvlerësim të terrenit të
rrëshqitshëm që në projekt. Edhe
më shumë është vështirësuar kalimi
në segmentin në afërsi të dy
guroreve të Volloderit sipër rrugës,
që nga kanë rrëshqitur tonelata
lëndë inerte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›