Goditet ne befasi, perfundon ne spital 24-vjecari Kadriu
Tirane - Nje i ri eshte bere pre e nje sulmi nga dy persona, nderkohe qe ka perfunduar ne Spitalin Ushtarak. 24-vjecari Ridian Kadriu, eshte sulmuar nga dy persona, teksa po ecte te Rruga e Durresit, nderkohe qe policia ka shpallur ne kerkim te dyshuarit. Ende nuk jane sqaruar rrethanat e kesaj ngjarje te rende, ku qellimi i autoreve ka qene vrasja e Kadriut, por mendohet se ka ardhur pas nje konflikti te tij me te shpallurit ne kerkim. Policia tha se autoret dyshohet se jane Isuf Hysenagolli dhe djali i tij, Besmiri. Sipas te dhenave zyrtare nga Drejtoria e Policise se Tiranes, ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:00 te dy diteve me pare, por denoncimi eshte regjistruar pese ore me vone, kur i demtuari ka dale nga koma. Burimet policore shpjeguan se ne oren 21:00 te dy diteve me pare ka bere kallezim Ridian Kadriu, 24 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne rrugen "Lord Bajron", banese private, se ne oren 16:00, ne Rrugen e Durresit, prane lokal "Relaks", nga persona te paidentifikuar eshte goditur me mjete te forta. Ai ka rrefyer per uniformat blu se eshte goditur ne koke e trup dhe me pas ka humbur ndjenjat. Kalimtaret e kane derguar ne spital dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Por, me te regjistruar kete kallezim, policia ka nisur punen per identifikimin e autoreve.
A. Cena
A. Cena