E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizmi, ngel i plagosur shqiptari

Xhenova - Racizmi ne Itali, ka sjelle nje viktime tjeter ne Itali. Nje 19-vjecar shqiptar, eshte plagosur me mjete te forta ne koke dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Xhenovas, nderkohe qe policia italiane ka vene ne pranga nje italian. Por ngjarja, ka qene e paralajmeruar nga i riu shqiptar, me inicialet B. M., pasi ai kishte denoncuar ne polici, bashkemoshatarin e tij, italian, sepse e kishte kercenuar dhe me pare, duke i thene, "shqiptar i ndyre do te te vras ndonje dite". Per kete gje kane qene ne dijeni dhe familjaret e te riut. E motra e 19-vjecarit, ka deklaruar se italiani, i cili tani eshte arrestuar, ja kishte bere jeten ferr vellait te tij.

Ngjarja

Shqiptar 19-vjecar, me inicialet B. A., ndodhet ne koma ne repartin e neurokirurgjise se spitalit "San Martino", te Xhenovas, pasi ai eshte goditur ne koke nga nje bashkemoshatar italian, me precedente penale. Perplasja ka ndodhur tre dite me pare, para stacionit hekurudhor te Cogoleto, ne Genova, por vetem mengjesin e djeshem policia e ka bere te ditur. I riu shqiptar eshte sulmuar nga italiani, i cili e kishte share dhe fyer vazhdimisht te riun. Pak para plagosjes, shqiptari nuk i ishte pergjigjur kercenimeve te tij dhe thjesht i ishte shmangur, por i riu italian, e kishte ndjekur duke e goditur me mjete te renda ne koke. Shqiptari nuk ka rene menjehere pertoke por ka mundur te shkoje deri tek makina, dhe pas kesaj, i ka rene te fiket. Kane qene persona te tjere qe e kane pare te riun ne gjendje te rende dhe te gjakosur. Ata menjehere kane njoftuar ambulancen dhe me pas policine.

Deshmia

Italiani sic dukej kishte kohe qe kerkonte ti bente keq shqiptarit. I plagosurit, qe ndodhet ne koma, kishte bere nje denoncim me pare ne polici, ku kishte deklaruar se, bashkemoshatari i tij, i kishte thene "shqiptar i ndyre do te te vras, heret e vone". Viktima dhe agresori frekuentonin te njejten shkolle. Ne te kaluaren shqiptari e kishte denoncuar dhe ne polici, pasi sic ka bere te ditur dhe motra e te riut, Anjeza M. 24 vjec. Kjo e fundit ka thene, se kohet e fundit "ia kishte bere jeten nje makth". Rastet akteve raciste ne Itali, nuk jane me te rralla, kjo dhe fal politikave acaruese qe po ndermerr qeveria ndaj te huajve, politika keto qe po ndihmojne ne ndezjen e bandave dhe veprime ekstreme.

Viktime dhe nje qytetar me ngjyre

Raguza - Nje tjeter viktime e racizmit eshte shenuar dje ne Itali. Viktima e dyte eshte nje qytetar me ngjyre, i cili ka rene viktime e dy italianeve ne Raguza. "Je nje zezak", i kane thene te rinjte viktimes se tyre dhe me pas e kane goditur, duke e lene te plagosur ne rruge. Dy agresoret ishin larguar pasi kishte ardhur policia ne vendin e ngjarjes. Nderkohe qe viktima e tyre, eshte ndihmuar nga deshmitaret okulare ne te cilet kishin njoftuar policine. Karabinieret thane, se do te ngrihet akuzat e tentatives se vrasjes ndaj dy te rinjve te cilet jane ne kerkim.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›