Goditet nga rrufeja avioni i Presidentit francez Hollande
Francë- Gjatë udhëtimit për në Gjermani ku do të takohej me kancelaren gjermane Angela Merkel, avioni i presidentit të ri francez, Francois Hollande është goditur nga një rrufe.
Sipas mediave evropiane për shkak të rrufesë avioni i Presidentit është rikthyer në Paris,për tu rinisur me një avion tjetër drejt Berlinit.
Mësohet se nuk ka pasur dëmtime të avionit, por kja ka sjellë dhe vonesa në takimin me Merkel.
Më herët kancelarja u shpreh se do ta mirpresë udhëheqësin e ri me krahë hapur. Çfarëdo dallimi të ketë mes dy lidërve kriza në Eurozonë do ti vërë nën presion të madh marrëdhëniet mes tyre, duke qënë se dy ekonomitë më të medha të Eurozonës janë çelësi mbi strategjitë për të nxjerrë Eurogrupin nga kriza ekonomike.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara të martën në mëngjes ekonomia franceze nuk tregoi rritje në 3- mujorin e parë të 2012-ës. Nga ana tjetër ekonomia gjermane u rrit me një përqindje më të fortë se sa pritej, 0.5%, në tremujorin e parë të këtij viti.
Ndërkohë Hollande do të mbajë takimin e parë të kabinetit të tij të enjten që do të pasohet me një vizitë në Uashington ku do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama të premten.