E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të mbyllet Guantanamo?

Ekipi që është ngarkuar me mbylljen e Guantanamos thotë se kanë ende kanë mbetuar disa çështje për t'u shqyrtuar por se mbyllja pritet të bëhet në kohën e premtuar.

Guantanamo ka qenë në shënjestër të kritikave të shumta rreth mënyrave se si Amerika ka drejtuar luftën kundër terrorizmit.

Një ndër urdhërat e parë presidencial të Barak Obamës ishte që të mbyllej Guantanamo deri në janar të vitit të ardhshëm.

Por duket sikur ka ende probleme të shumta dhe më i madhi ndër ta është se çfarë të bëhet me të burgosurit e Guantanamos.

Vendet të ndryshme kanë shprehur mosgatishmëri që t'i marrin ata, madje edhe ata që konsiderohen si më pak të rrezikshëm.

Ndërkohë që në Kongresin amerikan ka patur kundërshtime të fuqishme që ata të lirohen në Shtetet Bashkuara.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›