Goditet rrjeti nderkombetar i droges Shqiperi Greqi Irlande sekuestrohen 241 kg kanabis
Bien ne pranga kengetari grek nje shtetas shqiptar dhe nje irlandez
241 kilograme kanabis dhe tre te arrestuar ka qene rezultati i operacionit antidroge te organizuar nga policia e Igumenices. Uniformat blu kane goditur diten e djeshme nje rrjet te trafikimit nderkombetar te droges i cili perfshin Shqiperine Greqine dhe Irlanden. Rezultati i nderhyrjes policore ka qene sekuestrimi ne total i 241 kilogrameve kanabis dhe arrestimi i tre personave bashkepunues te tri shteteve te perfshira ne trafik. Policia ben me dije se pasi ka marre informacione nga agjentet e INTERPOL-it se nga Shqiperia vinin sasi me hashash qe futeshin ne Iguemenice e me pas eksportoheshin ne Irlande ka nisur hetimi dhe ne oret e para te mengjesit te sotem jane evidentuar dy fugona qe leviznin ne menyre te dyshimte ne kufirin shqiptaro-grek. Operacioni eshte kryer nga policia e Igumenices vetem pak ore pasi droga kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek ku destinacioni ishte Irlanda. Nderkohe ne pranga ka rene kengetari aktori grek Franko Alfonso si dhe nje shqiptar e nje irlandez. Policia greke ben me dije se fugonat ishin furnizuar me hashash ne kufirin shqiptaro-grek nga shtetas shqiptare. Sipas policise nje prej fugonave drejtohej nga nje shtetas irlandez 36 vjec ndersa fugoni qe u kap ne Athine drejtohej nga shtetasi Franko Alfonso 46 vjec kengetar dhe aktor greko-italian si dhe nga nje grek 40 vjec. Droga ishte vendosur pas nje ngarkese me portokaj ndersa do te transportohej ne Athine e me pas ne Irlande. Nderkohe qe 37 kg dhe 5 pako cilindrike me marijuane jane sekuestruar diten e djeshme edhe brenda kufirit shqiptar perkatesisht ne Korce dhe Gjirokaster. Policia vuri ne pranga kater persona.
Gjirokaster sekuestrohen 5 pako me marijuane
Nje sasi droge e blere ne Lazarat ne pako te vogla per tu trafikuar mandej ne Itali eshte sekuestruar ne Gjirokaster ne oret e para te mengjesit. Policia e Gjirokastres ka arrestuar bashke me pese pako marijuane nje shtetas nga Tirana i cili per ti shpetuar kontrollit te policise do te blinte disa here radhazi sasi te vogla lende narkotike duke e grumbulluar ne Tirane e me pas do ta trafikonte per ne Itali. Pas informacioneve te marra ne rruge operative blute e Antidroges ne Gjirokaster kane ndaluar nje shtetas nga Tirana qe kishte blere ne fshatin Lazarat nje sasi lende narkotike dhe po levizte ne drejtim te kryeqytetit me nje automjet me targa te huaja. Aksioni eshte finalizuar rreth ores 0430 te mengjesit ne vendin e quajtur Ish-Adi Petroli ne aksin rrugor Gjirokaster - Tepelene ne dalje te qytetit Gjirokaster. Pasi ka evidentuar makinen e dyshimte policia ndaloi dhe kontrolloi automjetin tip Renault me targa italiane CZ 339 BR qe drejtohej nga shtetasi Redjan Luri i datelindjes 1986 lindur dhe banues ne Tirane ku poshte sediljes se pasme u konstatuan 5 pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natribani dhe brenda tyre kishte lende narkotike marijuane. Policia e Gjirokastres arrestoi 25-vjecarin Redjan Luri lindur dhe banues ne Tirane i cili akuzohet per prodhim dhe shitje te narkotikeve.
Boboshtica sekuestron 37 kg marijuane 3 ne pranga nje ne kerkim
Tre persona kane rene ne prangat e policise se Korces dhe nje i katert eshte shpallur ne kerkim pasi jane kapur ne flagrance per trafikim te lendeve narkotike. Sipas policise ne kuader te operacionit Boboshtica u arrestuan Kundret Bylykbashi 69 vjec Altin Bylykbashi 37 vjec dhe David Bylykbashi 33 vjec te tre keta shtetas banues ne fshatin Lumalas Korce. Nderkohe u be shpallja ne kerkim e shtetasit Bernard Bylykbashi 42 vjec banues po ne fshatin Lumalas te Korces. Policia ben me dije se prej kohesh kishte informacione operative se te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin merreshin me veprimtarine kriminale te Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve dhe trafikut nderkombetar.
Diten e djeshme gjate ndjekjes se shtetasve te mesiperm u be e mundur kapja dhe sekuestrimi i 37 kg e 188 gr lende narkotike e llojit marjuane nga te cilat 10 kg e 331 gr u gjeten ne automjetin e Bernard Bylykbashit me targa PIZ 9280 i cili po udhetonte nga fshati Boboshtice ne drejtim te fshatit te Dardhes. Gjithashtu per kapjen e ketij shtetasi po punohet intensivisht pasi gjate ndjekjes nga forcat e policise ky i fundit ka braktisur makinen dhe me pas eshte larguar ndersa pjesa tjeter e lendes narkotike u gjet ne banesen e shtetasve Kundret Altin e David Bylykbashi. Kjo sasi lende narkotike kishte si destinacion shtetin grek.