E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, sot stërvitje me dy seanca

TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka nisur që të dielën grumbullimin për ndeshjen e 2 shtatorit kundër Francës, teksa në dispozicion të trajnerit Josip Kuzhe ka qenë një pjesë e vogël e futbollistëve, kryesisht ata që luajnë në kampionatin shqiptar.

Të hënën, të gjithë lojtarët do të jenë nën urdhrat e trajnerit kuqezi për përgatitjen e ndeshjes së radhës, ndërsa Kuzhe ka planifikuar direkt dy seanca stërvitore në ditë. “Për fat nuk kemi dëmtime, ky është lajmi më i mirë”, thanë burime zyrtare nga kampi i kombëtares në Durrës.

Ndeshja ndaj Francës është e shtata për Shqipërinë, ndërsa interesi për të duket i jashtëzakonshëm. Tifozët kanë nisur që tani të prenotojnë bileta në internet, ndërkohë që “Qemal Stafa” pritet të jetë i tejmbushur për këtë sfidë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›