E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Mujaj, një talent shqiptar kalon tek Anderlehti

SHBA- Quhet Ilir Mujaj dhe është vetëm 14-vjeç. Por, që tani ai ka rënë në sy të skautëve të Anderlehtit, të cilët e kanë marrë në ekipin e të rinjve të tyre.

Mujaj është nga një familje shqiptare dhe ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aty ai ka rënë në sy të zbuluesve të skuadrës së famshme belge, që e kanë marrë menjëherë në ekip.

Ëndrra e Mujajt është që një ditë të veshë fanelën kuqezi të kombëtares shqiptare, që është edhe dëshira e madhe e babait të tij Xhaferrit.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›