LSI: KLSH, qeveria deshtoi me korrupsionin
Levizja Socialiste per Integrim vleresoi dje se raporti i fundit i Kontrollit te Larte te Shtetit, mbi demet e medha ne menaxhimin e parave publike te qeverise Berisha, eshte prova me e fundit per mashtrimin e madh elektoral qe kjo mazhorance, i ka bere qytetareve te ketij vendi, kur ne 2005 u mori votat me flamurin antikorrupsion. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar, Edmond Haxhinasto, deklaroi se kjo qeveri eshte e paafte t'u jape te papuneve ne rritje, mundesi punesimi, e pamundur t'u ofroje sherbime publike me te mira, sherbim shendetesor cilesor dhe arsimim qe garanton punesim, qeveria paraqet nje tablo te re korrupsioni e paaftesie ne menaxhimin e parave te taksapaguesve shqiptare. "Ne krye te demit te shkaktuar qendron evazioni fiskal dhe prokurimet publike, gje qe deshmon per deshtimin e reformave te pretenduar ne keto sektore, nepermjet takses se sheshte apo prokurimit elektronik", interpretoi raportin Haxhinasto. Sipas tij, shuma prej 40 milione dollareve e demeve te shkaktuara, akoma pa vleresuar dhe llogaritur milionat e rruges Durres-Kukes eshte nje dem i rende per buxhetin e shtetit. LSI vlereson se kjo shume do te kishte bere te mundur, qe kartat e identitetit te jepeshin falas jo vetem per personat dhe familjet ne nevoje, por per gjithe popullsine.