E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mima: S'ka asnje takse te re

Zevendesministri i Financave, Florjon Mima, i konsideroi diten e djeshme si te paverteta deklaratat e kryetarit te bashkise se Tiranes, se bizneset e vogla penalizohen nga prezantimi i takses se sheshte prej 10 %, qe ato do te duhet te paguajne ne fund te tremujorit te pare per vitin 2009 per aktivitetin e vitit 2008. "Kjo eshte totalisht e pavertete. Nuk behet fjale per asnje takse te re", kundershtoi zv/ministri Mima. Ai tha se bizneset e vogla, te cilat paguajne kuotat fikse ne bashkine e Tiranes dhe bashkite e tjera te vendit, ne perfundim te vitit do te duhet te bejne rakordimet me pushtetin qendror, duke dorezuar nje deklarate te te ardhurave dhe shpenzimeve. "Ne presim qe ne fund te ketij procesi shumica e bizneseve, jo vetem qe nuk duhet te paguajne takse shtese, por ne te kundert, pjesa me e madhe e tyre do te rimbursohen per tatimin e paguar teper, ne komuna dhe bashki", tha Mima. Per sa i perket rimbursimit, zevendesministri tha se ai do te perballohet totalisht nga fondet e pushtetit qendror dhe nese do te kete te ardhura shtese ato do te transferohen prane pushtetit vendor. "Kjo eshte e verteta e vetme ne lidhje me taksen e sheshte", theksoi zyrtari i larte. Sipas tij, kryetari i Bashkise se Tiranes duhet te shikoje taksat dhe tarifat vendore, te cilat vetem nga viti 2007 ne vitin 2008 jane rritur me nje ritem nga 25-40 %. Ne kete drejtim Mima permendi taksen e gjelber, e cila sipas tij, si nje takse e perkohshme eshte miratuar vetem nga Keshilli Bashkiak, pa autorizim ligjor specifik; tarifen e pastrimit; taksen e pasurise, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›