Kodheli: Berisha s'ka moral per premtime
Zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli, kritikoi diten e djeshme qeverine mbi premtimet e bera ditet e fundit. "Berisha dhe koalicioni i Gerdecit nuk kane me moral te beje premtime te reja", reagoi zyrtarja e larte socialiste. Selia roze shpeshhere ne deklaratat e saj publike, ka drejtuar akuza ndaj kreut te ekzekutivit si dhe ndaj premtimeve qe ai ka bere ne vitin 2005, qe i dhane dhe fitoren. "Sali Berisha nuk eshte ne opozite, por ka pasur 4 vjet kohe ne qeveri, per te bere ato qe premton sot, pasi nuk ka mbajtur premtimet qe beri dje", iu drejtua kreut te qeverise, Kodheli. Ajo theksoi se "Koalicioni i Gerdecit" nuk ka me moral per te premtuar, por ka arsye vetem per t'u larguar. "Sali Berishes nuk i mbetet vecse te humbase me dinjitet", perfundoi fjalen e saj, zedhenesja e Partise Socialiste.