Berisha: Policia te garantoje zgjedhjet
Fatjona Mejdini
Nuk kane munguar mesazhet e kreut te ekzekutivit per Policine e Shtetit dhe rolin e saj si garante e zgjedhjeve sipas standardeve. Kryeministri Berisha kerkoi dje nga Policia e Shtetit, qe te vazhdonte traditen e saj te mire per te siguruar qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te ishin te lira dhe ndershme. Kreu i qeverise ne nje takimi me perfaqesuesit e policise, gjate ceremonise se perurimit te godines se re te Komisariatit te Policise ne Kamze deklaroi se, monitorimi i nderkombetareve per keto zgjedhje, do te jete me i larte se kurre, per shkak se Shqiperia do te jete nje vend anetare ne NATO. "Ne keto zgjedhje, prozhektoret e te gjithe botes se qyteteruar jane drejtuar tek ne, sepse ne behemi vend anetar i NATO-s dhe kemi nje detyrim e pergjegjesi, shume me te madhe si ndaj zgjedhesve tane, ashtu edhe ndaj aleateve", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se aleatet i kane dhene nje besim shume te madh pergjate ketij viti Shqiperise. Ai shprehu bindjen se perkushtimi i organeve te policise do te ishte i madh, ashtu sic ka qene edhe vitet e tjera ne zgjedhjet qe jane zhvilluar ne vend. "Jam shume i bindur per perkushtimin e organeve te policise qe do te japin te gjithe kontributin e tyre per nje fushate zgjedhore pa konflikte, per nje fushate zgjedhore ne te gjitha rregullat ligjore dhe diten e zgjedhjeve, sikunder e theksoj edhe nje here kemi krijuar nje tradite jashtezakonisht pozitive, kjo tradite do te konsolidohet me tej. Forcat politike bejne garen, ju beni ligjin dhe vetem ligjin. Kjo eshte kerkesa e kesaj qeverie", kerkoi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, forcat e policise ne vend kane nje kontribut shume te madh edhe ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kjo do te ishte teresisht e pamundur pa perkushtimin e profesionalizmin e organeve te policise dhe organeve te tjera te zbatimit te ligjit, qe per kreun e qeverise, me nje kuraje te jashtezakonshme shemben murin e krimit. Sot sipas Berishes, Shqiperia eshte nje vend i sigurt, i krahasueshem plotesisht me treguesit e kriminalitetit me vendet e zhvilluara. Sipas Berishes, ne mandatin e ardhshem qeveria do t'i vere objektiv vetes, qe Shqiperia te jete nje nga vendet me kriminalitetin me te ulet ne Bashkimin Evropian. "Ne kemi tregues kriminaliteti nen mesataren e vendeve te BE-se, por ne duhet te kemi tregues kriminaliteti ne nivelin me te ulet te vendeve anetare te BE-se. Ne duhet te percaktojme nje objektiv edhe me ambicioz dhe mund ta realizojme plotesisht kete", deklaroi kryeministri Berisha. Po keshtu kryetari i qeverise, premtoi se mbeshtetja ndaj policise do te ishte maksimale dhe do te merreshin masat e duhura per ta kthyer policine tone, te ngjashme me ato te vendeve me te zhvilluara ne bote.
Profesionalizmi
Kryeministri Berisha vleresoi dje ne Kamze se forcat e policise ne vend, kane rritur me shume se me pare profesionalizmin e tyre. Po keshtu Berisha evidentoi se eshte rritur edhe kurajoja goditese ndaj krimit.