Redbull, ose spektakel mes qiellit dhe detit

Pamjet qe dalloni ne foto, jane te paperseritshme per nga bukuria dhe guximi qe demonstrojne gjate nje zhytjeje qe jo te gjithe mund ta realizojne. Ne saje te mbeshtetjes se sportit ekstrem nga Redbull qe njihet si kompani qe sponsorizon aktivitete te tilla plot emocione, nje grup zhytesish te ndjekur nga kamerat dhe blicet e fotografeve, gjenden ne perlat e jugut.
Ideja e projektit te organizuar me mbeshtetjen e Red Bull eshte nje ekip zhytesish nga lartesi te medha, nga me te miret ne bote ne kete sport, te cilet jane gjithnje ne kerkim te vendeve te reja dhe sfiduese nga ku te praktikojne sportin e tyre te jashtezakonshem, tashme do te vijne ne Shqiperi per te gjetur shkembinjte me te larte ne bregdetin e Vlores dhe Dhermiut nga ku do te zhyten ne ujerat e kalter te detit Jon. Ndaj tre atlete, kampioni i vitit, Orlando Duque nga Kolumbia, dhe Hassan Mouti nga Algjeria dhe Zvezdan Grozdic nga Serbia, se bashku me fotografin profesionist Ray Demski, si dhe Domen, Samo dhe Peter nga Bazamedia, kompani sllovene videoproduksionesh, mberriten kete fillimjave ne Vlore.
Fillimisht, grupi percaktoi vendin ku do te kryhej veprimtaria kryesore. Sigurisht me pare, ishte bere nje inspektim. Ne muajin maj, Orlando vendosi se tarraca e ish-viles se udheheqjes si nje nga vendet ofronte nje lartesi spektakolare per zhytjen ne det. Po ashtu nje shkemb qe gjendej ne hapesiren ndermjet nje kompleksi pushimi dhe nje bar restoranti dhe tarraces se tij. "Por, per fat te keq, kerkimet nenujore me polumbare, zbuluan se vetem nje nga tre vendndodhjet e propozuara mund te perdorej", pohojne perfaqesuesit e kompanise Redbull. Ata konstatuan se ne pjesen e ish-viles, thellesia e ujit eshte me pak se dy metra (nga pese meter minimumi qe duhet per te realizuar zhytje nga lartesi te medha) kurse pjesa e shkembit eshte e mbushur me mbetje predhash dhe municionesh te ndryshme qe gjendeshin aty prej vetesh.
Si perfundim, tarraca e restorantit, u vleresua se eshte vendi i vetem i pershtatshem per aktivitetin duke ofruar edhe mundesi per spektatoret te ndjekin disa nga zhytjet qe nuk jane pare ndonjehere ne keto ane. Sigurisht, per te arritur lartesine e zhytjes qe u jep mundesi atleteve te bejne rrotullime dhe hedhje te ndryshme ne ajer, u desh te porositej dhe nje platforme e posacme.
I gjithe grupi udhetoi nga Vlora per ne Dhermi me makine per te vijuar me pas me udhetimin me tre varka. Qellimi ishte per te kerkuar nga uji, shkembinjte me te larte dhe ujerat me te thella.
E teksa lundrojne, te gjithe mahniten nga pamja qe ofron Shpella e Pirateve, ne Dhermi dhe askush nuk mund t'i rezistoje zhytjes ne ujerat e kalter te Jonit. Te huajt, mendojne se nuk mund te gjenden ujera me te kthjellet se ketu dhe jane absolutisht te mahnitur nga pamja e shpelles. Atleti kolumbian Orlando provon te ngjitet nga shkembinjte por eshte e pamundur te ngjitet ne pjesen e siperme te shpelles. Te gjithe mendojne se e vetmja menyre mund te jete, qe ata te ngjiten ne pjesen e siperme te shpelles, nga toka.
Udhetimi vazhdon drejt perlave te tjera te jugut shqiptar, Jales e Himares. Dhe aty me ne fund, gjendet nje masiv shkembor. Tek i cili per fat te mire mund te ngjiteshin te gjithe, perfshire grupi i xhirimit me pajisjet e tij. Ketu shfrytezohet rasti per te pare nga varkat ne det, disa zhytje vertet elegante dhe spektakolare. Madje duke perfshire edhe nje zhytje te sinkronizuar nga Orlando dhe Hassan.
Sfida e dites ishte ne Dhermi, Shpella e Pirateve. Qe heret ne mengjesin e djeshem, u be nisja nga Hotel "Internacional" ne Vlore, sigurisht, pasi ishte bere plani per "pushtimin" e shpelles se famshme te Dhermiut. Nje pjese e grupit niset nga toka me nje automjet 4x4 i cili i shoqeron deri te vendi i quajtur Manastiri. Me tej rruga vazhdon ne kembe dhe me pajisjet e xhirimit qe jane goxha te renda, por pas shume mundimesh nuk arrihet te gjendet nje rruge qe mund te te shpjere deri ne pjesen e siperme te shpelles.
Sfida emocionante vijon ne nje vend tjeter prane Dhermiut, ne kerkim te shkembinjve. "Misioni kryesor eshte te arrijme te ngjitemi te shpella dhe sado qe kjo te jete e veshtire dhe te zgjase, te pakten do te arrijme te bejme qofte edhe nje zhytje te vetme", - pohon atleti kolumbian Orlando. Per te, eshte bere si nje sfide personale por edhe per grupin e xhirimit te cilet aq te mahnitur sa jane nga pamjet qe ofron bregdeti i Jonit.
Nje kamera fiksohet ne pjesen e brendshme te shpelles, nje tjeter kap momentet e shkeputjes nga toka ne pjesen e siperme te shkembit dhe nje tjeter nga varka. Gjithcka, per te xhiruar te plote tere sekuencen e atij 3 sekondshi, qe per zhytesit duket si nje pafundesi emocionesh.
k.e/NOA
Rezultatet e Red Bull Cliff Diving 2008
1. Orlando Duque COL 343.7
2. Artem Silchenko RUS 328.8
3. Sergey Zotin RUS 306.3
Kampioni Orlando
Orlando vjen ne Shqiperi pas nje turneu te gjate Evropian, ditet e para te korrikut ai ishte ne Polignano, ne Itali dhe me tej ne kampionatin Red Bull Cliff Diving, qe zhvillohet cdo vit ne liqenin Wolfgang ne Austri.
Cfare eshte cliff diving
Cliff Diving eshte nje disipline e cila konsiston ne zhytje nga lartesi te medha. Lartesi, qe te perkthyera ne metra variojne nga 21 deri 28 per meshkujt dhe nga 18 deri 23 per femrat. Ne te gjithe boten, jane rreth 300 profesioniste qe i jane dedikuar kesaj disipline dhe qe zakonisht kane nje bagazh eksperience hedhjesh nga trampolina. Nje eksperience e tille nuk eshte e mjaftueshme, duke qene se trampolinat jane vetem 10 metra te larta, e nga nje hedhje prej 28 metra, forca e impaktit me ujin eshte 9 here me e madhe krahasuar me nje hedhje nga 10 metra lartesi. Ja perse eshte nje nga sportet me te rrezikshme ne bote dhe qe kerkon, pervec nje doze te madhe kurajoje, nje pergatitje te madhe atletike dhe akrobatike dhe nje kontroll absolut mendor. Ndryshe nga ajo cfare mund te mendohet, ne fakt uji nuk e zbut impaktin, por e fuqizon efektin dhe gabimi me i vogel i pozicionimit mund te shkaktoje disa pasoja per zhytesin, i cili pasi ka ekzekutuar disa rrotullime ne ajer ne nje kohe teper te shkurter (disa sekonda), zhytet ne uje me nje shpejtesi prej 100 km/h. Ne ate moment, sportistet kane maksimumin e perqendrimit muskulor dhe nje terheqje te forte ne ligamentet dhe ne tendina si dhe organet e brendshme ekspozohen ndaj nje ngjeshjeje te forte.