Kërkesa për transferimin e dosjes së pensionit
02/03/2009 Lista e dokumentacioneve shoqëruese të kërkesës tip
Dosja e pensionit mund të transferohet në rastet kur përfituesit e saj për shkaqe të ndryshme detyrohen të ndryshojnë vendbanimin e tyre. Për të tërhequr masën e përfitimit edhe në vendin e ri ku tashmë jeton pensionisti, duhet kryer një procedurë konfirmimi, e cila lejon transferimin e dosjes nga një agjenci rajonale e sigurimeve në një tjetër. Kjo me kërkesë të vetë pensionistit. Kështu, kërkesa për transferimin e pensionit bëhet në agjencinë rajonale të sigurimeve shoqërore ku ka vendbanimin e ri pensionisti sipas kërkesës tip, e cila plotësohet dhe dorëzohet sipas kritereve të përcaktuar në rregulloren e përkatëse. Megjithatë, është e nevojshme dhe e detyrueshme që bërja e kësaj kërkese të shoqërohet edhe me një sërë dokumentacionesh të nevojshme që do të nevojiten për verifikim. Lista e dokumentacioneve që duhet të shoqërojë këtë kërkesë përbëhet prej “certifikatës familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile në vendbanimin e ri, certifikatë personale të individit aplikues, kopje të kontratës midis pensionistit dhe KESH-it, kur është e mundur dhe kur kërkohen kompensime (në masën e plotë të përfitimit), si dhe vërtetim për ndjekjen e shkollës sipas rastit”. Pas mbylljes së kësaj procedure me dokumentacionet përkatëse, kërkesa e bërë duhet të dorëzohet pranë inspektorit pritës në degën e re, ku kërkohet të bëhet tërheqja e pensionit. Ky i fundit, me disponimin e këtyre materialeve, bënë një sërë procedurash verifikuese që kanë të bëjnë me gjetjen se cila është qendra paguese postare ku pensionisti tërheq pensionin. Njëkohësisht do të evidentohet edhe drejtoria rajonale e sigurimeve ku aplikuesi ka bërë tërheqjen e masës përfituese që nga koha e lindjes së të drejtës së pensionit. Pranë kësaj të fundit ndodhet qendra paguese nga ku do të transferohet dosja e pensionit dhe urdhërpagesa përkatëse. Në përfundim të kësaj procedure, pasi i gjen dokumentet dhe kërkesën të rregullt, inspektori pritës bën regjistrimin në librin e pritjes në rubrikën "Kërkesa për transferim pensioni", e cila është një tjetër hap për transferimin e së drejtës së pensionit në vendbanimin e ri ku ka lëvizur pensionit. Transferimi i dosjes mund të kërkohet nga të gjitha kategoritë e pensionistëve në vend, pavarësisht llojit të përfitimit që marrin ata. Ndërkohë në përfundim të fazës verifikuese bëhet dhe kalimi i të dhënave dhe informacioneve në zonën e re, ku pensionisti në degën më të afërt të sigurimeve shoqërore do të bëjë tërheqjen e masës përfituese sipas kategorisë në të cilën bën pjesë. Pak kohë më parë është publikuar rregullorja e re për ato kategori që dalin për herë të parë në pension gjatë këtij viti e në vazhdim. Në këtë rregullore ka ndryshuar afati për dorëzimin e kërkesës për marrjen e së drejtës së pensionit (më parë aplikanti duhej të dorëzonte kërkesën pranë agjencisë rajonale të sigurimeve pesë muaj para plotësimit të afati5t. Ndërsa tani kjo kërkesë mund të dorëzohet një vit më parë (12 muaj). Ndryshim ky që sipas ekspertëve do të ndihmojë pozitivisht në kryerjen e procedurave të verifikimit në kohën e duhur, në mënyrë që të mos i vonohet as dhe një ditë marrja e pensionit pasi lind e drejta.
Kërkesa
Kërkesa për transferimin e pensionit bëhet në agjencinë rajonale të sigurimeve shoqërore ku ka vendbanimin e ri pensionisti sipas kërkesës tip, e cila plotësohet dhe dorëzohet sipas kritereve të përcaktuar në rregulloren e përkatëse. Megjithatë, është e nevojshme dhe e detyrueshme që bërja e kësaj kërkese të shoqërohet edhe me një sërë dokumentacionesh të nevojshme që do të nevojiten për verifikim.
Lista e dokumenteve
Lista e dokumentacioneve që duhet të shoqërojë këtë kërkesë përbëhet prej “certifikatës familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile në vendbanimin e ri, certifikatë personale të individit aplikues, kopje të kontratës midis pensionistit dhe KESH-it, kur është e mundur dhe kur kërkohen kompensime (në masën totale të përfitimit), si dhe vërtetim për ndjekjen e shkollës, sipas rastit”, - citohet në rregulloren e pensioneve.