Paraplegjiket hyne ne greve urie
Sot invalidet para dhe tetraplegjike fillojne greven e uriese ne ambientet e shoqates. Sipas perfaqesuesve kjo mbetet alternativa e tyre e vetme, pasi qeveria nuk e ka mbajtur premtimin se brenda dhjetorit do te merrnin ne konsiderate kerkesat e tyre. Invalidet e kesaj kategorie kane kerkuar realizimin e 4 kerkesave jetike, te cilat kane te bejne me rritjen e pageses per paketen higjieno-sanitare; rritja e sasise se karburantit qe ata duhet te perfitojne si dhe siguracione dhe page me te larte per kujdestaret, personat qe kujdesen per ta. Ata kerkojme qe qeveria te beje rritjen e paketes higjieno-sanitare, nga 12.000 leke ne muaj, ne 30.000 leke ne muaj si dhe rritjen e sasise se karburantit deri ne 80 litra nafte, pavaresisht luhatjes se çmimit te naftes. Ata kerkojne qe personave qe i shoqerojne t'u njihet siguracioni. Gjithashtu pretendojne rritje page per kujdestaret, deri ne masen qe eshte paga minimale e percaktuar nga Qeveria. Kryetari i shoqates se invalideve thote se ata nuk do te dalin nga greva e urise deri sa te merren parasysh kerkesat e tyre. Ne vendin tone numerohen 4500 paraplegjike dhe tetraplegjike, te cilet kerkojne mbeshtetje nga institucionet e vendit.