E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet sërish moti, priten reshje

Përkeqësohet sërisht atmosfera. Duket se ashtu si dimri, edhe ky muaj i parë i stinës së re, nuk do të kalojë pa fenemone. Pas një fundjave me mot të mirë, java e re ka nisur me vranësira dhe rreshje, ndërkohë që temperaturat nuk kanë pësuar ndonjë luhatje të ndjeshme. Në këto kushte duket se do të na gjejë edhe mesjava. Shërbimi meterologjik i ushtrisë njofton se të enjten do të përkeqësohen edhe me tej kushtet atmosferike. Vranësira dhe rreshjet do të bëhen më intensive, cka do të sjellin shira në të gjithë territorin e vendit, ndërsa temperaturat pritet të zbresin me 4-5 gradë. Pavarësisht se gjatë kësaj jave nuk pritet të kemi ftohje të ndjeshme të atmosferës, sikurse ditë më parë, shirat do të na shoqërojnë deri në fund të saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›