E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Qendrimi i Rusise i pavlere

Kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, e konsideroi krejtesisht te pavlere qendrimin e Rusise kunder anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Sipas tij, deklaratat e vazhdueshme te ketij shteti nuk cenojne aspak procesin ne te cilin ndodhen keto dy vende, e aq me teper qe NATO eshte nje organizate e shteteve demokratike. “Rusia duhet te kuptoje qe nuk behet me fjale per Traktatin e Varshaves, ku ajo te jape verdiktin e saj ne pranon apo jo anetaresimin e ketyre dy shteteve, ne kete organizate, e cila eshte krejtesisht demokratike”, vleresoi Milo, lidhur me kete ceshtje. Madje, duke vijuar po ne kete linje, kreu i PDS-se nenvizoi se “Rusia nuk mund te kete ndikim per Ukrainen e vendet rreth saj, e jo me per vendin tone”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›