Idrizi: Dule po provokon çamët
Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, që përfaqëson edhe interesat e komunitetit çam, i konsideroi deklaratat e Dules ndaj këtij komuniteti si një provokacion i ulët. "Jam i befasuar nga deklarata e Vangjel Dules, i cili sot bëri një provokacion të ulët ndaj të drejtave të komunitetit çam", theksoi Idrizi. Sipas tij, është e domosdoshme që të distancohet nga provokimet antishqiptare dhe të përballet normalisht me çështjet. "Dule duhet të distancohet nga provokacionet antishqiptare, ai duhet të dal nga krahët e Vasil Bollanos dhe të përballet me komunitetin çam", deklaroi kryetari i PDU-së. Sipas tij, çamët kanë të drejtat e tyre dhe është e udhës të protestojnë dhe të ngrenë zërin për to.