E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Korriku na rifut ne qeveri

TIRANE - Partia Republikane do te perfaqesohet brenda ketij muaji me nje minister tjeter ne qeverine e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Presidenti i Nderit te Asamblese se PR-se, Sabri Godo deklaroi dje se republikanet kishin marr premtimin se brenda ketij sesioni parlamentare do te riperfshiheshin me nje post ministri ne kabinet.

Riperfshirja ne qeveri eshte nje ceshtje qe do te sqarohet ne ditet qe vijne, domethene para mbylljes se kesaj legjislature parlamentare", deklaroi Sabri Godo ne nje prononcim per Tv Klan diten e djeshme. "Ne kemi pasur kontakte me Berishen, - vijoi ai, - dhe Kryeministri na e ka pohuar dicka te tille".

Godo qartesoi se Partia Republikane eshte e gatshme te prese dhe disa dite per riperfshirjen e saj ne Keshillin e Ministrave, duke qene se ajo ka qendruar per me shume se tre muaj jashte kabinetit qeveritar te Berishes. Por sipas Presidentit te Nderit te PR-se, Sabri Godo, republikanet mund te presin vetem disa dite dhe jo deri ne legjislaturen e ardhshme parlamentare per t'u perfaqesuar ne qeveri me nje minister. "Ne kemi pritur kaq gjate, mund te presim edhe pak dite per t'u ribere pjese e qeverise me nje minister. Por do te ishte me te vertete e papranueshme qe kjo te shtyhej le te themi per te vjeshte riperfshirja jone", theksoi Godo ne lidhje me planet e republikaneve per te qene pjese e qeverise "Berisha".

Ne lidhje me perzgjedhjen e dikasterit ku PR do te jete e perfaqesuar me nje titullar, Sabri Godo nuk pranoi te beje komente te teperta. Por ai theksoi ne menyre te prere se republikanet si aleatet me te medhenj te PD-se ne qeverisje duhet te jene te perfaqesuar me nje ministri me peshe. "Duam nje ministri qe do te kishte peshe, por ne nuk ngreme dot gishtin mbi ndonje dikaster, sepse ky eshte atribut i kryeministrit", pohoi Godo.

Ne prononcimin e tij, Presidenti i Nderit te Asamblese se PR-se, Sabri Godo nuk nguroi te shpjegoje dhe raportet e kryetarit te Partise Republikane, Fatmir Mediu ne lidhje me Prokurorine e Pergjithshme. Sipas Godos, per te kerkuar edhe heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, organi i akuzes u nxit nga politika. "Duket se prokuroria u nxit me shume nga politika, per heqjen e imunitetit ne kohen me te shpejte dhe ne menyre imediate", deklaroi Godo. Sipas tij, ky fakt argumentohej edhe sepse ndonese kane kaluar disa kohe kur kreu i PR-se eshte pa imunitet, Prokuroria e Pergjithshme nuk e ka thirrur ate per te deshmuar. "Po kalojne 11 dite dhe nuk e kane thirrur ende ne prokurori", vuri ne dukje Godo. Ai shtoi se vete ish ministri i Mbrojtjes, Mediu eshte i gatshem te shkoje ne cdo kohe ne prokurori per te dhene deshmine e tij.

Republikanet te veteperjashtuar qe prej "Gerdecit"

Prej me shume se dy muajsh asnje minister i Partise Republikane nuk eshte pjese e kabinetit qeveritar te drejtuar prej kryeministrit Berisha. Ne qeveri ende nuk perfaqesohen me post ministror republikanet.

Doreheqja

Pak dite pas tragjedise se Gerdecit te ndodhur me 15 Mars te ketij viti, perfaqesuesi i republikaneve ne qeveri, Fatmir Mediu njekohesisht ne ate kohe edhe minister i Mbrojtjes dha doreheqjen nga posti i tij.

Konfuzioni

Fillimisht me doreheqjen e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu nga detyra e tij si minister, republikanet deklaruan se ata nuk do te perfaqesoheshin me minister ne qeveri derisa prokuroria te zbardhte plotesisht tragjedine.

Aleanca

Ndonese aktualisht nuk jane te perfaqesuar ne qeveri me nje minister, republikanet vazhdojne te mbeten edhe aleatet me te afert te Partise Demokratike ne qeverisje. Ata jane forca e dyte me e madhe e mazhorances.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›