Meta: Mungesa e ujit, faj i Rames dhe Berishes
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta zhvilloi nje takim anetare te njesise nr. 8 te Tiranes. Me kete rast kreu i LSI-se, Meta shperndau dhjetera tesera te LSI-se per anetare te rinj te saj nga grupmosha te ndryshme. Ne kete takim u anetaresuan zyrtarisht rreth 215 anetare, ku 112 prej tyre ishin te rinj dhe te reja, te cilet jane angazhuar me LSI-ne gjate muajve te fundit. Ne kete takim kreu i Levizjes Socialiste per Integrim theksoi se shqetesimet qe rendojne sot mbi qytetaret shqiptare kane ardhur si pasoje e nje qeverisje te keqe dhe te korruptuar. Gjate fjales se tij, Ilir Meta u ndal edhe tek problemi i mungeses se ujit ne Tirane edhe me gjere, problem i cili sipas Metes, po veshtireson gjithmone e me teper jeten e qytetareve.
"Eshte vertete tronditese, qe edhe tre vjet pasi erdhi ne pushtet Berisha, trecereku i Tiranes eshte pa uje, po keshtu edhe Durresi, po keshtu edhe qytete te tjera, per te cilat u premtua se do te jepej zgjidhja", deklaroi Meta, gjate takimit me banoret e njesise nr.8 ne kryeqytet. Sipas tij, ujesjellesi i Tiranes eshte shnderruar ne nje lloj ping-pongu midis Qeverise dhe Bashkise, ku asnje nuk del per zot qe te zgjidhe kete problem dhe te dy e lene jetim, duke lene njekohesisht pa uje dhe duke krijuar shqetesim te jashtezakonshem per te gjithe qytetaret. Gjithashtu, gjate takimit me anetaret e LSI-se, Meta deklaroi me optimizmin fitoren e LSI-se dhe koalicionit qe drejton ajo ne zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu, Meta ndau me te pranishmit edhe bindjen e tij se kjo zone gezon forcen, energjine dhe seriozitetin e duhur per t'u dyfishuar apo edhe trefishuar me anetare te tjere te LSI-se. Gjate ketij takimi, lideri i LSI-se shoqerohej nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, z.Petrit Vasili, Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, z.Sokol Dervishaj, Sekretari i Pergjithshem i LSI per Tiranen, Elez Gjoza, si dhe te tjere drejtues te LSI.