Godo: Lufta ime antikorrupsion
Është ministrja e parë e Shëndetësisë, e cila ka mandatin për më pak se një vit. Ndërsa kanë kaluar tre muaj, koha e mbetur është shumë e shkurtër për të bërë "magjira".
Sondazhet e rendisin shëndetësinë si më të korruptuarën, një pjesë e legjislacionit dhe shërbimit shëndetësor është i mangët, në të njëjtën kohë, qendra më e madhe spitalore, treguesi kryesor i gjendjes në mjekësi në vend, ka 100 halle për të zgjidhur. Spitali "Nënë Tereza", që tashmë ndodhet në krizë, mund të ketë një shpresë për t‘u rikthyer në identitet, pas reformave dhe projekteve të planifikuara nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, pavarësisht kohës së shkurtër të mandatit të saj.
Në një intervistë, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, jep deklarata për "bërrylat" e mjekëve të rinj në spitale, parashikon mënyrat për uljen e korrupsionit në shëndetësi, si dhe paraqet alternativat për një kujdes më të mirë shëndetësor ndaj pacientit.
"Ka profesionistë që marrin ryshfet, pra janë të ndërgjegjshëm për shpërdorimin që bëjnë. Këta duhen ndalur, duke krijuar një frymë të përgjithshme e kjo është e vështirë, sepse ka të bëjë me ndërgjegjen e cila nuk është materiale", thotë ministrja Godo. Sipas saj, edhe qytetarët duhet të edukohen për të njohur shërbimet që ofrojnë spitalet rajonale. Në këtë mënyrë, edhe qendrat e mëdha universitare do të rrisin kërkesat ndaj vetes për të ofruar kirurgji të një shkalle të lartë dhe të avancuar.
Veç ndryshimeve në administratë, cilat janë projektet e ministres së re për sistemin shëndetësor?
Së pari, dua t‘ju sqaroj se ndryshimet në administratë nuk përbënin për mua një projekt apo një qëllim por një domosdoshmëri. Çdo pune i duhet gjetur njeriu i përshtatshëm.
Projektet tona më të afërta do t‘i përmblidhja në: Reforma spitalore, reformimi i sektorit farmaceutik; informatizimi i tërë rrjetit spitalor dhe i atij farmaceutik; mbështetja e disa shërbimeve të mangëta, futja për herë të parë e shërbimeve të reja; përgatitja dhe përsosja e kapaciteteve politikëbërëse e menaxhuese...
Spitali "Nënë Tereza", qendra më e madhe në vend, çfarë nevojash ka, cilat duhet të jenë ndryshimet që duhet të pësojë për të rritur kujdesin shëndetësor?
QSUT është jo vetëm spitali më i madh në vend, por edhe e vetmja qendër e nivelit terciar, që do të thotë se këtu kërkohet zgjidhje për të gjitha rastet e vështira për diagnozë e trajtim, për të cilat nevojitet një ndjekje e një niveli më të lartë profesional. Pra është e natyrshme që kjo qendër të shihet me një vëmendje të veçantë. Nevojat janë të shumta e çdo shef shërbimi do t‘i paraqiste më mirë. Sidoqoftë, përmirësimi i infrastrukturës, si i ambienteve të brendshme, ashtu edhe përreth tyre; furnizim i plotë e i sigurt me medikamente, materiale konsumi, pajisje e reagentë laboratorikë; edukimi i vazhdueshëm i personelit; realizimi i disa shërbimeve të munguara; rritja e performancës së atyre ekzistuese.
Cilat do të jenë strategjitë që do të përdoren nga Shëndetësia për ndërgjegjësimin e bluzave të bardha për të qenë sa më pranë humanizmit dhe për të minimizuar korrupsionin?
Lufta ndaj korrupsionit nuk është e lehtë, sepse ka një shtrirje të gjerë. Ka profesionistë që marrin ryshfet, pra janë të ndërgjegjshëm për shpërdorimin që bëjnë. Këta duhen ndalur, duke krijuar një frymë të përgjithshme e kjo është e vështirë, sepse siç thoni ju, ka të bëjë me ndërgjegjen, e cila nuk është materiale. Ka korrupsion në tenderët dhe në shpenzime të administratës, dieta, konsum për karburant.
Ne do të nxisim auditimin e rreptë e të vazhdueshëm të aktiviteteve në të gjitha strukturat shëndetësore, që nga drejtoritë e ministrisë deri në qendrat shëndetësore të zonave më të thella. Çdo punonjës do të mbajë përgjegjësinë e shkeljeve, sipas rregullave të auditit. Në këtë fushë, nuk do ketë asnjë lloj tolerance për askënd.
Më pas, përmirësimi i ligjeve të shëndetësisë dhe ecja shpejt në rrugën e reformave do të jenë pjesë e natyrshme e strategjisë sonë për luftën kundër korrupsionit.
Mjekët e rinj janë më të "persekutuarit", atyre nuk u jepet mundësia që të zhvillojnë dijet e tyre, përfshi këtu edhe studentët që kanë studiuar në Perëndim. Si shihet kjo nga ju?
Për sa u takon mjekëve të rinj, nuk më duket që "persekutimi" i tyre të jetë një fenomen i përhapur; do ishte turp që një profesor të mos ketë dëshirë t‘u hapi udhët nxënësve të tij. Megjithatë, diku mund të ketë edhe sjellje indiferente apo mënjanuese ndaj të rinjve, e kjo nga ai kontingjent i pakët që duan me çdo kusht të ruajnë monopolet. Ftoj të rinjtë të jenë më agresiv e më protestues ndaj këtij fenomeni, që vë një barrierë ndaj përhapjes së dijenive.
Ndërsa më duket më shqetësues problemi i dytë. Edhe unë kam takuar studentë që janë diplomuar edhe shkëlqyeshëm në universitete perëndimore dhe enden rrugëve pa punë. Është turp e kësaj i thonë të punosh kundër vetes. Ka një program të qeverisë, "Brain Gain", por duhen gjetur mënyra për ta vënë në jetë konkretisht.
Ligjet bazë të shëndetësisë, a do të ketë një reformim të kuadrit ligjor, përfshirë këtu edhe ligjin e sigurimeve shëndetësore?
Para një jave, u miratua në Parlament ligji farmaceutik me modifikime, që do të sjellin ndryshime pozitive në këtë sektor. Janë ngritur grupet e punës për rishikimin e përfundimin e ligjeve të tjera e po punohet me ngulm, pasi janë të domosdoshme edhe për mbështetjen ligjore të reformave që po ndërmarrim.
QSUT-ja, spitali më i madh i vendit, pas viteve ‘90 nuk numëron shifra të larta të operacioneve të vështira. Kjo qendër është terciare, në fakt sipas statistikave operacionet më të shpeshta janë ato të thjeshta, si heqje perdesh, operacion apandesiti e të tjera si këto. A keni ju një projekt për përmirësimin e zhvillimit të mëtejshëm të punëve në këtë qendër?
Keni të drejtë. Në fakt, duket e tepërt që në një qendër terciare të bëhen ndërhyrje të thjeshta kirurgjikale, që mund shumë mirë të realizohen në shërbimet rajonale të kirurgjisë. Duhet rritur niveli i këtyre shërbimeve në rajone, duhen disiplinuar qytetarët duke u zgjatur edhe fatura për të paguar, nëse do zgjedhin me dëshirë qendrën për një shërbim që u ofrohet njëlloj në rajonin e tyre. Mendoj se profesorët e QSUT-së, shefa të shërbimeve të kirurgjisë, duhet gjithashtu të ndjejnë përgjegjësi për këtë, të shmangin të panevojshmen, të bindin qytetarët se shërbimi do t‘u ofrohet njëlloj në rajonin e tyre, kuptohet për rastet që është kështu. E dimë të gjithë në fakt se duket e vështirë, pasi të joshin "falënderimet" e të operuarve, por unë u bëj apel sedrës së profesorëve të kirurgjisë që të vënë energjitë për të zhvilluar shërbimet e tyre e të mos i çojnë dëm këto energji me operacione që mund t‘i bëjnë shumë mirë edhe nxënësit e tyre. Shpesh, për sa më lart, mbetemi edhe pa penj qepës apo materiale të tjera të kirurgjisë, që shpërdorohen mbi planifikimet. QSUT-së i ka hije cilësia. Sidoqoftë do më dukej vërtet e padrejtë të mohojmë sukseset e kirurgjisë sonë në shumë shërbime, qoftë edhe me ndërhyrje kirurgjikale të realizuara për herë të parë e të një niveli evropian. Është normale që duhet e mund të bëhet më shumë.
Cili është premtimi juaj, për pacientët, për trupën shëndetësore dhe njëkohësisht për Kryeministrin Berisha, lidhur me uljen e shkallës së korrupsionit?
Punët janë të lidhura. Nëse flasim për reformat që përmendëm më lart, për përmirësim të ligjeve të shëndetësisë, për rritje të nivelit të shërbimit, rritje të motivimit të personelit shëndetësor, rritje të kulturës qytetare, kemi nënkuptuar një ulje të shkallës së korrupsionit. Premtoj këto për pacientët, pasi kam shumë besim në mbështetjen e plotë të pjesës më të madhe të komunitetit të mjekëve e personelit. Nga Kryeministri kam pasur e ndjej mbështetje të plotë për të gjitha lëvizjet për të luftuar korrupsionin. Porosia e tij e parë në mbledhjen time të parë në qeveri ishte që të ngrija në sistem luftën kundër korrupsionit në shëndetësi.
Çfarë do të ketë qëllim kryesor "Reforma" gjatë mandatit tuaj?
Mandati im është më i shkurtri që mund t‘i jetë ofruar ndonjë ministri tjetër. Sidoqoftë, qëllimi i reformave që po ndërmarrim është të rrisim në përgjithësi cilësinë e shërbimeve shëndetësore që i ofrohen qytetarit e të ecim drejt standardizimit rajonal të këtyre shërbimeve, të ofrojmë shërbimet e munguara në zonat e thella të vendit, të realizojmë shërbime të reja bashkëkohore në QSUT. Reformat tona duhet të hapin rrugët për të ardhmen. Nuk mendoj kurrsesi se do mund t‘i bëj të gjitha gjatë mandatit tim.
Të gjitha sondazhet ndërkombëtare e akuzojnë shëndetësinë si sektorin më të korruptuar. Projekti juaj afatshkurtër për ndërhyrje në këtë pikë?
Ju shpjegova dhe më lart se lufta kundër korrupsionit do të ecë shpejt e në udhën e mbarë sa më shpejt të ecim në të gjitha drejtimet ku nevojiten.