Liverpul, Torres: I kënaqur që qëndrova
Fernando Torres dëshiron të qëndrojë në "Anfield Road". Ai që e ka konfirmuar një gjë të tillë ka qenë vetë futbollisti spanjoll i "The Reds", në një intervistë të dhënë dje për mikrofonat e "Sky Sports News": "Kam edhe katër vite të tjera kontratë me klubin e Liverpulit dhe ndihem shumë i lumtur këtu. As nuk e çoj ndërmend për momentin rikthimin në Spanjë. Nuk e di se si do të ndihem pas dy vitesh apo pas dhjetë vitesh, por aktualisht dëshiron të luaj këtu edhe për një periudhë të gjatë të karrierës sime".