Çelsi, 50 milionë euro për De Rosin
Një tjetër pjesë për telenovelën Çelsi-De Rosi. Pas refuzimit të ofertës verore të Realit të Madridit, Roma duhet të bëjë llogaritë me atë të londinezëve. Trajneri i ri, Karlo Ançeloti, i cili dështoi në marrjen e Pirlos, dëshiron mesfushorin roman si regjist të skuadrës së tij. Tashmë mësohet se ai e ka bindur pronarin Roman Abramoviç. Lajmi bëhet i ditur nga "Daily Mail", sipas së cilës është gati një superofertë për merkaton e dimrit: flitet për 50 milionë euro, një shifër vërtet e ekzagjeruar.