Krim ekologjik monstruoz i "Ndrangetës"
Në Adriatik, Jon dhe dete të tjerë përreth, mafia italiane "Ndrangeta" ka mbytur me dashje anije të ngarkuara me mbetje bërthamore e toksike radioaktive. Këtë informacion sensacional e kanë transmetuar ditët e fundit agjencitë e lajmeve, ndërkohë që atë e ka konfirmuar edhe mafiozi i penduar italian, Françesko Fondi, i cili deklaroi këto ditë se vetë ai ka marrë pjesë në mbytjen e tri anijeve me mbetje bërthamore, një nga të cilat greke. Sipas këtij informacioni, në ujërat e deteve të Adriatikut, Jonit, Tirenit dhe të Mesdheut, kryesisht pranë bregdetit italian, kjo mafia famëkeqe kalabreze, gjatë viteve të kaluara, ka mbytur mbi 30 anije të ngarkuara me mbetje bërthamore dhe toksike.
Në një material të filmuar nga një nëndetëse e automatizuar shihet qartë një anije e ngarkuar me 120 fuçi me ngjyrë të verdha, me shenjën karakteristike ndërkombëtare të mbetjeve bërthamore, në shtratin e detit, rreth 30 km nga bregu italian. Media bën të ditur se ditët e fundit, 28 km larg bregut italian, në fund të detit është gjetur një anije e mbytur me 180 fuçi të mbushura me mbetje toksike. Disa detaje për anijet e mbytura me materiale radioaktive të rrezikshme në detet pranë nesh sjell këto ditë edhe gazeta greke "To Vima", sipas së cilës ekomafia e ka zhvilluar veprimtarinë e saj deri edhe pranë ishujve grekë, ndërkohë që faktin e ndotjes ose të shkatërrimit të ekosistemit të deteve përreth e ka konfirmuar edhe drejtori i degës italiane të lëvizjes ekologjike ndërkombëtare "Greenpeace", Aleksandro Xhani. Ky i fundit, sipas gazetës, shpreh habinë se përse informacionet për ndotjen radioaktive të zonave bregdetare italiane publikohen tani, ndërkohë që kjo dihet prej kohësh, duke theksuar se vetëm në zonën e Kalabrisë, gjatë viteve të fundit, është rritur mjaft numri i njerëzve me sëmundje kancerogjene.
Mafiozi i penduar, Fondi, të cilit i referohet në një njoftim të saj të fundit edhe rrjeti BBC, thotë se "Ndrangeta" italiane ka hyrë me forcë në biznesin mjaft fitimprurës të depozitimit, groposjes dhe mbytjes së mbetjeve bërthamore e toksike, nga i cili ka nxjerrë çdo vit fitime me vlerë prej disa miliarda dollarësh. Sidoqoftë, mbytja në det pranë brigjeve të anijeve me materiale radioaktive të rrezikshme nuk përbënte zgjidhje të problemit, por tregon se "Ndrangeta", duke e ndier veten mjaft të fortë dhe të pandëshkuar në mënyrën më të paturpshme, thjesht i mbyste në ujë anijet bashkë me mbetjet bërthamore ose toksike të tjera.
Sipas medias italiane, në zhvillim e sipër është një hetim i gjithanshëm në shkallë të gjerë rreth kësaj tragjedie ekologjike që ka vazhduar prej rreth 20 vjetësh, deri kohët e fundit, dhe për të cilën gjoja nuk dinte askush, me përjashtim të faktit se herë pas here, aty-këtu, në media jepej ndonjë informacion i shkurtër për zhdukjen e ndonjë anijeje transporti mallrash!
Gazeta greke "To Vima" shkruan se ka kohë që brigjet e Somalisë janë shndërruar në vende depozitimi të mbetjeve toksike. Çmimi për hedhjen e këtyre mbetjeve toksike në Somali është 2.50 dollarë për një ton, ndërkohë që në Europë kjo shifër arrin në rreth 1000 dollarë për një ton. Kur në Somali kishte qeveri, kompanitë e huaja përkatëse blinin ministrat somalezë, kurse tani, në kushtet kur ky shtet është përfshirë nga kaosi dhe arbitrariteti i plotë, mafia thjesht i hedh në det ose i lë në breg "mallrat vdekjeprurëse" të veta, ndërkohë që luftanijet e vendeve të BE-së, "të armatosura deri në dhëmbë", ndjekin në det të hapur piratët somalezë, shkruante ditët e fundit një gazetë italiane.