E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: OBSH partner i rëndësishëm për realizimin e reformave



OBSH-ja është një ndër faktorët kryesor që ndikon në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend. Kështu është shprehur
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila zhvilloi dje një takim pune me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kontribut të veçantë OBSH ka dhënë për përgatitjen e dy ligjeve bazë, Ligji për Financimin dhe Kujdesin Shëndetësor; luftës ndaj duhanit dhe zbatimit të ligjit, ku gjatë takimit u diskutua për një plan gjithëpërfshirës për zbatimin e ligjit dhe ndryshimit të sjelljes së shqiptarëve në pirjen e duhanit; implementimin e strategjisë për shëndetin mendor, ku u theksua se mbështetja për decentralizimin e shëndetit mendor te mjeku i familjes do të vijojë të paktën edhe për 3 vjet të tjera; në kuadrin e forcimit të sigurisë ushqimore OBSH do të ofrojë mbështetje në ISHP dhe në qarqe. Gjatë takimit, u diskutua edhe ngritja e një sistemi informacioni bashkëkohor, ku ministrja Godo vlerësoi asistencën teknike të OBSH dhe theksoi nevojën emergjente të një sistemi të tillë.

22 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›