Godo: Opozita s’ka moralin për akuza ndaj Bashës
Presidenti i Nderit i PR-së, Sabri Godo, i quan shkelje ligjore vonesat në zbardhjen e procesit të nisur që prej dy vitesh, lidhur me hetimet për rrugën Durrës-Kukës. Duke ftuar klasën politike që të lërë drejtësinë në punën e saj, Godo komentoi akuzat e ngritura nga opozita për procesin e nisur nga Prokuroria, në adresë të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Sipas tij, kjo opozitë, s’ka moralin për akuzë politike, pasi më parë të na shpjegojë se ku i çoi 300 milionë dollarë që mblodhi për taksën “Majko”. “Në tetë vjet kjo opozitë e pengoi qëllimisht bërjen e kësaj rruge, pasi ishte nën ndikimin e të huajve që s’e donin rrugën. I tërë procesi i nisur është shkelje ligjore, pasi nuk mund të zgjatet dy vjet të tëra procesi i hetimeve”, - deklaroi Sabri Godo.
Decentralizimi dhe efektet në ndarjen territoriale
Decentralizimi rajonal dhe efektet e tij në ndarjen territoriale. Co-PLAN, në bashkëpunim me Shoqatën e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë dhe Universitetin “Polis”, si edhe me mbështetjen e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Institutit për Shoqëri të Hapur (OSI) në Budapest, organizon Tryezën Kombëtare: “Përtej Decentralizimit”- Rajonalizimi i Shqipërisë dhe Efektet e tij në Ndarjen Territoriale. Qëllimi i kësaj tryeze është të sjellë dritë dhe të mbështesë debatin për riorganizimin territorial të Shqipërisë, një çështje e shumëdiskutuar dhe e ndjeshme politikisht. Çfarë do të ndodhë me ndarjen territoriale të Shqipërisë në kuadër të zhvillimit rajonal dhe integrimit në BE në këtë periudhë parazgjedhore? Do të ruhet ndarja aktuale dhe sistemi aktual i qeverisjes, apo do t’u lihet vend reformave radikale si, zgjedhje të drejtpërdrejta për qarqet, amalgamim të bashkive dhe komunave, krijim të rajoneve më të mëdha dhe më të pakta në numër se qarqet. Do të jetë një zgjedhje politike apo do të marrë në konsideratë një tërësi faktorësh? Cilido qoftë skenari i zgjedhur, ai duhet të vijë si rezultat i një analize kriteresh dhe kostosh e përfitimesh, do të kërkojë konsensusin e aktorëve dhe do të jetë një diskutim i ndjeshëm politikisht, por edhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit drejt integrimit në BE. Pikërisht, diskutimi i kritereve dhe skenarëve, me qëllim dhënien përgjigje pyetjeve të mësipërme do të jetë edhe fokusi i tryezës kombëtare të organizuar nga Co-PLAN, “Polis” dhe SHKQSH.