Vrasja e adoleshentit, Greqia në flakë
Greqia është e gjitha në flakë, si pasojë e përleshjeve midis grupeve anarkiste greke dhe policisë së vendit. Shkak i zemërimit ka qenë vrasja e një 15-vjeçari nga një patrullë policie në “Eksarqia”, para dy ditësh, një prej lagjeve të konsideruara “bastion” të anarkistëve në kryeqytetin grek, Athinë. Kjo konsiderohet si përleshja më e madhe në vend, që prej viti 1985. Në një situatë të tillë, ministri i Brendshëm grek, Prokopis Pavlopulos, dha dorëheqjen dhe kërkoi falje publike për këtë ngjarje. Por kjo nuk u pranua nga Kryeministri Karamanlis, i cili u shpreh se hetimet do të shkojnë deri në fund dhe autorët do të vihen përpara drejtësisë. Situata u përshkallëzua edhe më shumë pas kësaj ngjarjeje, duke bërë që të nisin protestat në lagjet e tjera të kryeqytetit, por edhe në Selanik dhe në qytete të tjera. Protestuesit të revoltuar kanë djegur mbi 60 makina, u kanë vënë zjarrin bankave, dyqaneve dhe janë përleshur me policinë me bomba “Molotov” dhe gurë. Ditën e djeshme u mbajt një protestë e madhe nga rreth 7 mijë të rinj, të cilët vazhduan me aktet e dhunës, dhe përleshjet me policinë. Sipas mediave greke, protesta të dhunshme ka pasur në Athinë, Selanik, Kretë, Janinë, por edhe në qytete si Komotini, Ksanthi, Serres, Mitilini dhe në Aleksandrupoli. Madje, në Patra anarkistët kanë djegur edhe një makinë policie. Në një situatë të tillë të vështirë, policia nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shoqëruar protestuesit, në mënyrë që të shmangë sërish përplasjet e dhunshme.
Protesta e djeshme
Rreth dy mijë të rinj u mblodhën ditën e djeshme në sheshin kryesor të Athinës, për të protestuar pas vrasjes së 15-vjeçarit. Forca të shumta policore kanë shoqëruar thjesht policinë, duke mos guxuar të ndërhyjnë për t’i shpërndarë ata, me frikën se mos ndodhë përsëri një incident i ri dhe tragjik si ai i ditës së djeshme. Gjithashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin edhe hyrjes së ndërtesës të Ministrisë së Ambientit dhe forcat e shumta të zjarrfikëseve po përpiqen të shuajnë zjarrin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Selanik, ku që prej orës 13:00 të ditës së djeshme kanë vazhduar konfrontimet e grupeve anarkiste me forcat policore. Rreth orës 14:20 është përfshirë në kaos e flakë qendra e Athinës. Kjo gjatë marshimit të protestës që bënë mijëra të rinj, drejt Drejtorisë Qendrore të Policisë, në shenjë proteste për vrasjen e të riut 15-vjeçar prej plumbave të një polici grek. Protestuesit ishin rreth 7.000 mijë vetë dhe ata i vunë zjarrin kazanëve të plehrave, duke thyer xhamat e dyqaneve në bulevardin “Aleksandra”, ndërsa janë shkatërruar dyqanet e disa përfaqësive të makinave në këtë rrugë qendrore të kryeqytetit.
Dëmet
Në Athinë janë djegur mbi 60 makina dhe mbi 100 dyqane u shkatërruan. Bashkia e kryeqytetit grek ka bërë bilancin pas përleshjeve mes policisë dhe të rinjve anarkistë që vazhduan gjithë natën në Athinë. Bizneset e shkatërruara nga bombat “Molotov” që kanë hedhur grupet anarkiste ndodhen kryesisht në rrugët Ermu, Stadiu dhe Akadhimias. Gjithashtu, mbi 16 degë bankash të ndryshme kanë pësuar dëme serioze. Mediat vizive në shtetin fqinj transmetojnë pamje të dhunës dhe dëmeve të mëdha që janë shkaktuar. Pak orë më parë, ministri grek i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, në një konferencë për shtyp premtoi ndëshkimin e fajtorëve dhe premtoi se hetimet do të shkojnë deri në fund. Edhe në Selanik pamjet që transmetojnë mediat greke tregojnë për dëme të mëdha që janë shkaktuar dje në qendër të qytetit, ku janë djegur godina të degëve të bankave, dyqane dhe makina.
Ngjarja, vrasja e adoleshentit shkaktoi përleshjet
Gjithçka ka nisur në mbrëmjen e së shtunës, kur një patrullë policie ka kaluar në qendër të lagjes “Eksarqia” në Athinë dhe është sulmuar, sipas versionit të policisë greke, nga një grup të rinjsh prej 25 vetash, të cilët kanë hedhur shishe birre mbi makinën e policisë dhe më pas kanë ofenduar policët grekë. Një prej policëve ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar për vdekje në drejtim të një adoleshenti, Andreas Grigoropulos, 15 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen pas disa minutash. Por, sipas dëshmitarëve okularë, të rinjtë kanë qenë shumë më pak dhe vetëm kanë sharë patrullën e policëve grekë teksa po kalonin në lagjen “Eksarqia”, epiqendra e disa grupeve anarkiste në Athinë.
Sipas dëshmive të policëve, njëri prej tyre ka qëlluar dy herë në ajër dhe njëherë në tokë. Ky ka qenë edhe plumbi që i ka marrë jetën adoleshentit 15-vjeçar. Ka qenë pikërisht kjo që ka çuar në nisjen e konflikteve midis anarkistëve dhe policisë greke. Në fillim protesta filloi si një marshim drejt rajonit të policisë, më pas janë ngritur barrikada në rrugë për t’u përleshur me forcat e policisë greke. Atmosfera ka qenë tepër e tensionuar, në rrugë dëgjoheshin hedhjet e bombave “molotov” nga anarkistët dhe bombat me gaz lotsjellës që hidhte policia greke.
Arrestohen policët që vranë adoleshentin
Dy policët përgjegjës për vrasjen e adoleshentin 15 vjeçar në lagjen “Eksarqia” u arrestuan ditën e djeshme. Drejtoria e Policisë ka njoftuar se ndaj dy policëve grekë që janë arrestuar janë dhënë akuzat për vrasje me paramendim. Sipas ministrit grek të Brendshëm, Pavlopoulos, priten edhe analizat balistike për të konkluduar në akuzën ligjore, ndërsa vetë autori i vrasjes, polici 37-vjeçar ka dëshmuar se plumbi që ka qëlluar të riun ka bërë rikoshetë dhe vdekja ishte aksidentale. Deri tani ka pasur mbi 25 policë të plagosur në konfrontimet e ndryshme, ndërsa janë arrestuar 7 persona, 6 për vjedhje të mallrave në dyqanet që janë dëmtuar dhe një për armëmbajtje pa leje. Në lidhje me këtë ngjarje, ministri i Brendshëm, Pavlopulos, pasi ka shprehur keqardhjen për ngjarjen në emër të qeverisë kërkoi disa orë më vonë dënimin shembullor të autorëve që shkaktuan këtë ngjarje. Së bashku me zëvendësministrin e Rendit, Panajotis Kinofotis, kërkoi dorëheqjen nga Kryeministri Karamanlis, por nuk iu pranua. Karamanlis dhe Presidenti grek, Karolos Papulias, i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së 15-vjeçarit që u vra nga plumbat e policit grek.
Përleshjet, probleme për qytetarët
Përleshjet midis anarkistëve grekë dhe policisë kanë shkaktuar shumë probleme për qytetarët në Greqi. Si pasojë e tyre, policia ka bllokuar rrugët, për të mos lejuar përshkallëzimin e saj, por kjo ka çuar në bllokimin e trafikut. Gjithashtu, protestuesit kanë përdorur bomba “Molotov”, duke u vënë zjarrin makinave e dyqaneve, si dhe kazanëve të plehrave. Kjo ka bërë që Athina të mbulohet nga një re tymi. Një gjë e tillë ka shkaktuar probleme edhe tek qytetarët, të cilët kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Por edhe policia ka reaguar me gaz lotsjellës ndaj turmës së protestuesve, duke e rënduar edhe më situatën.