E Diel, 1 Nëntor 2026

Veteplagoset polici i burgut, mister rrethanat

Korce- Polici i burgut te Drenoves ne Korce, plagoset ne rrethana misterioze. Policia vendore nisi hetimet per vepren penale te "shkaktimit te veteplagosjes ne pakujdesi", ndersa po verifikon deshmite e te demtuarit, familjes dhe rrethanat. Olsi Rexhollari, 38-vjec, ka mberritur fillimisht ne spitalin e Korces, me plage ne pjesen e shpatulles dhe me pas eshte derguar me urgjence per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem. Ka qene nena e efektivit, qe vetem pak caste pasi i biri kishte ardhur i dehur ne shtepi, nga dhoma e gjumit ka degjuar nje te shtene arme. Ajo ka dhene alarmin dhe policia eshte derguar urgjentisht ne spitalin e Korces. Mjeket thane se 38-vjecari ka marre plage te rende ne anen e majte te krahut, si dhe demtime te medha kockore. Nena e policit ka deklaruar se behet fjale per nje veteplagosje ne pakujdesi dhe te njejten deshmi ka dhene vete Rexhollari, pas marrjes ne pyetje. "Nuk mbaj mend asgje, pasi isha i dehur dhe pistoleta beri shkrehje te pavullnetshme", eshte shprehur efektivi i burgut. Por duket se policia nuk eshte mjaftuar me shpjegimet e dhena nga polici, kurse ekspertet kane ngritur dyshimet e para per nje veteplagosje te qellimshme, apo ndonje borxh te mundshem.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›