E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylykbashi:Zgjedhjet 2009, ne rrezik nga Topi

Eksperti ligjor i Partise Demokratike, Oert Bylykbashi, fajesoi dje Presidentin Bamir Topi, se me kthimin e Kodit Zgjedhor, ve ne rrezik zgjedhjet. Teper kritik ndaj veprimit te kreut te shtetit, Bylykbashi qe eshte dhe bashkautor ne hartimin e ligjit te ri zgjedhor, u shpreh se mos dekretimi ne kohe i tij, do te sjelle veshtiresi. "Kthimi i Kodit Zgjedhor, krijon veshtiresi, sepse me dekretimin e dates se zgjedhjeve ishin lidhur nje sere procesesh teknike dhe juridike per pergatitjen e zgjedhjeve, te cilat me mos dekretimin vihen ne rrezik per shkak te kohes", reagoi Bylykbashi. Sipas tij, ne rast se Presidenti do ta kishte dekretuar ligjin, ai do te kishte mundesi nder te tjera edhe per ta dekretuar daten e zgjedhjeve ne kohen e duhur. Ndersa tani, sipas Bylykbashit, per shkak te kthimit te ligjit ne parlament, eshte e nevojshme te shihet riparimi i ketij problemi te shkaktuar nga kthimi. Eksperti sqaroi nenin, qe kreu i shtetit e cilesoi antikushtetues, se nuk i krijon aspak probleme dhe eshte ne perputhje me ligjin. "Asnje prej argumenteve teknike te perdorura nga presidenti nuk qendron. Afati 9 mujor nuk eshte i percaktuar ne Kushtetute. Kemi te bejme me afatin 9 mujor nga momenti i dekretimit e deri ne fundin e mandatit te parlamentit qe i perkiste fillimit te shtatorit te 2009. Periudha zgjedhore 15 mars-30 qershor kur duhet te mbahen zgjedhjet e ardhshme gjithashtu nuk eshte nje periudhe e percaktuar ne kushtetute", u shpreh Bylykbashi, duke hedhur dyshime te forta se ligji u kthye per t'i dhene mundesi negociatave mes PS dhe LSI per anetarin e KQZ-se. Nga ana tjeter, eksperti i PD-se sqaroi dhe zgjidhjet teknike qe ka Kuvendi per te korrigjuar kodin. Sipas Bylykbashit, fare mire mund te zgjidhet nje dispozite kalimtare, meraku i presidentit, ose te riparohet ai nen. Por eksperti nuk perjashtoi dhe mundesine e rikthimit te kodit ashtu sic eshte. "Vete shumica e cilesuar qe kerkon kodi per votim nuk perjashton asnje opsion. Se cila do te jete zgjidhja teknike ne jemi akoma duke i diskutuar kete ceshtje me ne detaj dhe jemi ne pritjeve te propozimeve nga Partia Socialiste", vijoi eksperti. Ai permendi serish faktin se kthimi ne parlament shkaktoi probleme teknike dhe juridike. Nje nga elementet e pare qe demtohet sipas Bylykbashit eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe duhet te ngrihej menjehere, per te nxjerre numrin e mandateve per cdo qark.

Negociata per rivotimin e Kodit Zgjedhor

Dy partite e medha politike jane ne bisedime mbi perzgjedhjen e menyres se si do te veprojne me ligjin e zgjedhjeve, qe presidenti Bamir Topi riktheu ne Kuvend. Tre jane menyrat e mundshme. Miratimi i nje dispozite kalimtare, ku te saktesohet menyra e dekretimit te dates se zgjedhjeve per kete gare elektorale. Riparimi i Kodit ne ato dy nene qe verejti presidenti. Apo rikthimi i tij pa u ndryshuar, qe mundeson hyrjen e tij ne fuqi pasi kreu i shtetit nuk mund ta ktheje me. Varianti me optimal eshte vleresuar miratimi i dispozites kalimtare ne kod.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do te shtyhen. Sipas ekspertit, bashke hartues te Kodit Zgjedhor, Oert Bylykbashi, Kushtetuta e percakton qarte se zgjedhjet duhet te zhvillohen ne periudhen zgjedhore 15 mars -30 qershor.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve, do te marre ne shqyrtim neser, dekretin e Presidentit Bamir Topi per kthimin e Kodit Zgjedhor. Aty do te vendoset dhe forma e korrigjimit te kodit per ta miratuar pa humbur kohe ne seance plenare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›