E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Spitalet me vetadministrim

Ministrja e Shendetesise Anila Godo ka deklaruar se reforma ne shendetesi do te perfshije te 12 spitalet rajonale te vendit.

Sipas Godos, do te kemi decentralizim te buxheteve te 12 spitaleve me te medha dhe centralizim te spitaleve te vogla drejt atyre te medhave.

“Do te kemi nje decentralizim te fondeve dhe te kompetencave drejt spitaleve rajonale nga qendra. Te pergatisim protokollet te imta dhe te detajuara per cdo akt diagnostik dhe terapeutik duke arritur ne nje kosto te cdo sherbimi qe ne i ofrojme qytetarit. Dhe kjo kosto do t’i relatohet rajoneve”, eshte shprehur Godo.

Ministrja ka kembengulur qe te kete unifikim nacional per cdo patologji, cka do te sjelle edhe percaktimin e kostos qe ka nje spital per cdo pacient sipas diagnozes qe ka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›