E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta per grate: Duhet revolucion social

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta eshte fokusuar tek problemet e grave duke e vene theksin tek domosdoshmeria e nje revolucioni social qe do t’u jepte atyre pozicion e vertete qe meritojne ne shoqerine shqiptare.

Ne qytetin e Burrelit kreu i LSI-se theksoi se grate jane nje force e madhe e cila duhet te jete pjese aktive e vendimarrjes dhe gjithe strukturave drejtuese ne vend.

“LSI eshte jo vetem forca me e hapur, per eshte edhe forca qe po tregon cdo dite jo vetem ketu ne Mat, jo vetem ne Diber, por ne radhe te pare ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine, se do te jete ne krye te ketij revolucioni social qe permireson rolin e vajzes, nenes dhe gruas shqiptare ne shoqerine tone”, eshte shprehur Meta.

Kryetari i LSI-se gjate fjalimit te tij i ka kushtuar vetem pak minuta kryeministrit Sali Berisha, pasi skandalet e njepasnjeshme theksoi ai, i kane cjerre fytyren e vertete kesaj qeverie te paafte dhe te korruptuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›