Vlorë, Rama krijon “Bordi i Dialogut me Shoqërinë”
Kryetari i PS ka qenë i ftuar të marrë pjesë në ngritjen e Bordit të Dialogut me Shoqërinë të krijuar në qytetin e Vlorës. Bordi qytetar është një strukturë autonome pasi përbëhet nga qytetarë dhe jo anëtarë partie.
VLORË - Qytetarët vlonjatë të mbledhur së bashku kanë krijuar Bordin e Dialogut me Shoqërinë. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë i ftuar të marrë pjesë në ngritjen e kësaj strukture e cila është një strukture autonome në PS dhe përbëhet nga qytetarë jo anëtarë partie. Rama në këtë takim ka shprehur bindjen e tij për pjesëmarrjen e domosdoshme të qytetarëve në vendimmarrje, çka do të sjellë edhe ndryshim të raportit të qeverisë me shqiptarët.
“Politika kur mbetet vetëm një ushtrim i politikanëve është detyrimisht një trysni shpeshherë e padurueshme për qytetarët, por këtë nuk mund ta zgjidhin politikanët, në rast se nuk duan ta zgjidhin qytetarët, të cilët duhet të angazhohen pa qenë domosdoshmërish të detyruar të bëhen politikanë apo të bëhen anëtarë partie”, tha kryetari i PS Edi Rama.
Duke e konsideruar Bordin e Dialogut me Shoqërinë si një urë lidhëse mes partisë dhe njerëzve, Rama ka nënvijëzuar nevojën e afrimit të Shqipërisë reale me Shqipërinë në letër të cilat kanë një ndryshim të madh me njëra tjetrën. “Ju të jeni ura ku shkojnë dhe vijnë mendimet, ku shkojnë e vijnë opinionet, ku shkojnë e vijnë idetë dhe ku shkojnë dhe vijnë energjitë, që na duhen për t’i marrë por edhe për t’i ekzekutuar vendimet, në mënyrë që Shqipëria reale të jetë shprehje e Shqipërisë në letër”, vijoi Rama.
Në përfundim të këtij takimi, kreu i PS ka nënvijëzuar se ngritja e këtyre bordeve në të gjithë vendin do të bëjë të mundur sjelljen e qeverisë në një mënyrë ndryshe, në raport me qytetarët, pas fitores së sigurt të Partisë Socialiste në vitin 2009.
(a.s/News24/Balkanweb)