Legalizimi, perfundimi ne tetor
Rreth 40 leje legalizimi jepen cdo dite, nga Agjencia per Legalizimin dhe Urbanizimin e Zonave Informale. Ndonese ne pikun e muajve te veres, ky institucion vijon punen me kapacitet te plote ne dhenien e lejeve per ndertimet pa leje, te ngritura ne te gjithe territorin e vendit. Drejtori i ALUIZNIT per Qarkun e Tiranes, Agim Berisha, tha dje me siguri se brenda dy muajve, pra deri ne tetor te ketij viti, do te perfundoje plotesisht i gjithe procesi i legalizimit te ndertimeve ne zonat informale. "Deri me sot, aktualisht ALUIZNI ka dhene 30 mije leje legalizimi dhe puna po vijon me kapacitet te plote, per ta perfunduar kete proces brenda dy muajve", theksoi Berisha. Vetem diten e djeshme, kjo agjenci ka shperndare rreth 40 leje legalizimi, te gjithe atyre personave qe me pare, dosja iu ishte aprovuar nga Keshilli i Ministrave dhe sipas procedures ata me pas kryen pagesen per legalizimin e ndertimit te tyre te paligjshem. Me marrjen e lejes se legalizimit nga ALUIZNI, ndertuesit e paligjshem behen zyrtarisht dhe perfundimisht pronare te tokes ku kane bere ndertimin e tyre. Kreu i Agjencise se Legalizimit per Tiranen, u shpreh se procedurat e ndjekura jane krejt transparente dhe se qytetaret njoftohen qofte me poste apo me telefon, per t'u paraqitur sipas renditjes ne listat e aprovuara prane zyrave te ALUIZNI-t, duke shmangur keshtu futjen ne loje te seksereve te ndryshem. Procesi do te vijoje deri ne perfundim te legalizimit te te gjitha ndertimeve te paligjshme, qe jane miratuar si te tilla. Ne ligjin per legalizimin, percaktohet qarte se 80 per qind e fondit qe do te mblidhet nga pagesa per legalizimin e ndertimeve te paligjshme, do te shkoje per kompensimin financiar te pronareve te ligjshem te tokave. Nje sanksion ligjor ky, teper i kritikuar nga pronaret, te cilet vijojne te ankohen se nuk duhet te legalizohen te paligjshmit, pa ju kthyer apo kompensuar me pare toka atyre.
PS:"Legalizimi i zonave informale, me 2010"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, premtoi gjate fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, se po te vinte ai ne pushtet, do te angazhohej personalisht ne zgjidhjen e ceshtjes se ndertimeve pa leje ne vend. Rama tha se do te angazhohej te perfundonte procesin e legalizimeve, te ndertonte infrastrukturen rrugore, si edhe te plotesonte nevojat per cerdhe, kopshte e shkolla, te te gjithe femijeve te ketyre zonave informale. Ne te njejten kohe ai ka dhene dhe afatet perkatese, qe kishin te benin me legalizimin e te gjitha zonave informale, brenda vitit 2010.